ShBA Prishtina ju fton që të merrni pjesë në aksionin e radhës në Bjeshkët e Gollakut, Dardanë, e diel, 20/04/2025.
Aksioni është një-ditor dhe ngjitja/ecja do të fillojë nga fshati Hajnoc.
Shtegu: Hajnoc – Meshinë – Tugjec – Feriqevë – Hajnoc.
Nisja nga Fontana: e diel, 20 prill 2025, 07:00.
Transporti: Me xhipa të ShBAP dhe vetura personale (sipas nevojës), deri në pikënisje.
Participimi për transport: 6 EUR.
Ngjitja/ecja parashihet të zgjasë rreth 5 orë (ngjitje-zbritje, me vështirësi mesatare).
Pas përfundimit të ecjes, do të ndalemi për kafe/drekë në ndonjërin nga restaurantet e zonës.
Paraqitja përmes formularit.
Udhëheqës: Sherif Lakna.
Afati i paraqitjes: e shtunë, 19 prill 2025, 12:00.
Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!
Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psikike është individuale!