30 Apr 2025

Maja Gjallica (2489 m) | 04/05/2025

ShBA Prishtina ju fton në aksionin e radhës, ngjitjen në majën Gjallica 2489 m.

E diel, 04/05/2025.

Maja e Gjallicës është maja më e lartë në rrethin e Kukësit. Nga maja e Gjallicës mund të shohësh gati çdo majë që ndodhet në pjesën veriore të Shqipërisë, Kosovës apo Maqedonisë. Gjallicën e kanë quajtur Ballkoni i Veriut.

Ngjitja për në malin e Gjallicës nis nga fshati Brekije, fshat që bën pjesë në komunën e Topojanit dhe ndodhet 1235 m lartësi mbidetare.

Nisja nga Fontana (Ulpianë).

Transporti: Vetura malore (xhipa) të ShBAP dhe vetura personale.

Itinerari me xhipa / vetura: Prishtinë – Kukës – Brekije.

Participimi për transport: 12 EUR.

Paraqitja nëpërmes formularit.

Udhëheqës: Ahmet Fejzullahu.

Afati i paraqitjes: 03/05/2025 (e shtunë), 12:00.

Ecje e planifikuar: rreth 7-8 orë (vajtje-ardhje).

Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psikike është individuale!