ShBA Prishtina ju fton të merrni pjesë në aksionin e radhës, ngjitje në majën e Pllanës 2045 m, Bjeshkët e Nemuna, Valbonë / Shqipëri, 01 qershor 2025.
Shtegu/ngjitja për në majën e Pllanës: Dragobi – Livadhet e Gjarpërit – përroi i Milloshit – maja e Pllanës dhe anasjelltas.
Gjatësia e shtegut: rreth 16 km (ngjitje / zbritje). Ecje rreth 8-9 orë, me disnivel rreth 1100 m.
Nisja për Valbonë, nga fontana: e diel, 01 qershor 2025, 05:30.
Transporti: Me xhipa të ShBAP dhe vetura private (sipas nevojës).
Participimi për transport: Prishtinë – Valbonë – Prishtinë, 12 EUR.
Udhëheqës: Naser Korça.
Paraqitja përmes formularit.
Afati i paraqitjes: e shtunë, 31 maj 2025, 12:00.
Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!
Ujë, së paku 2-3 litra!
Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psikike është individuale!