Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste Prishtina ju fton të merrni pjesë në aktivitetin tradicional, “Ditët e Gjeravicës 2025”, në organizim të ShBA “Rrasa e Zogut” – Junik.
Transporti: me xhipa të ShBAP.
Nisja nga Fontana / te konviktet, e shtunë, 07/06/2025 në 14:00.
Participimi për transport: 12 Euro / person (Prishtinë – Junik – Gropat e Erenikut – Prishtinë).
Paraqitja përmes formularit.
Udhëheqës nga ShBA Prishtina, Gani Syla.
Fjetja: në tenda personale ose stan.
Afati për paraqitje: e premte, 06/06/2025, 19:00.
Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psikike është individuale!
Detajet e organizimit nga ana e nikoqirit janë dhënë më poshtë:
Sh.b.a.“Rrasa e Zogut“ në bashkëpunim me Komunën e Junikut ju fton në aktivitetin e radhës në bjeshkët e Junikut!
Kemi nderin dhe kënaqësinë e respektin të ju ftojmë në : Takimet ndëkombëtare të bjeshkatarëve “Ditët e Gjeravicës” 2025.
ORARI I TAKIMEVE NDËRKOMBËTARE BJESHKATARE ALPINISTE
“DITËT E GJERAVICËS 2025” 07-08.06.2025.
Agjenda
Dita e parë e Shtunë 07.06.2025.
• 18:00 – 19:00 Ardhja dhe tubimi i të gjithë pjesëmarrësve në lokacionin Gropa e erenikut në Junik.
• 19:00-19:30 Hapja solemne ndezja e flakadanit të kampit,fjala përshendetëse e nikoqirit dhe mysafirëve.
• 19:30-23:00 Do të ketë performancë live këngëtarja e mirênjohur Albina Kelmendi me familje… Pastaj, Shoqërimi, njoftimi mes shoqërive dhe të pranishmëve, shkëmbim përvojash, argëtim, muzike, vallëzim, barcoleta, video projektor,lojra, etj.
Pas ores 23:00 Fjetja…
Dita e dytë e Diele 08.06.2025.
• 06:30-07:30 Mëngjesi dhe përgaditja per nisje drejt Gjeravicës
• 07:30 Nisja për ngjitje në majën më të lartë në Kosovë Gjeravica.
• 11:00-12:30 Arritja e pikes me të lartë në Kosovë, Gjeravica 2656 m/lmd dhe kthimi.
• 15: 30 Mbërritja në kamp,
• 16:00 Mbyllja e takimeve ndërkombëtare “Ditët e Gjeravicës 2025.
P.S. Vëni re:
– Ç’do shoqëri bjeahkatare apo pjesëmarrës individual duhet të jetë i përgatitur me rekuizita dhe veshmbathje të përshtatshme sipas kushteve klimatike dhe atë për të fjetur në tenda. (Thasët për fjetje dhe dyshek dhe tenda janë të detyrueshme, ata që kërkojnë kushte më të mira munden me rezervuar në hotel “Grand Gjeravica”( në mënyrë individuale) perndryshe tenden duhet ta merre secili më vete ose të sigurojë ndonjë stan vetë!
Ushqim dhe pije do ofrohet në tendën e posaçme sipas dëshirës së pjesëmarrësve nga mundësitë e ofruara nga operator të gastronomise kuptohet me pagesë !
Transporti Junik – Gropa e Erenikut bëhet vetë nga pjesëmarrësit me qenë se rruga është rregulluar dhe deri në Gropën e Erenikut shkohet edhe me automjete …!
Ndërsa për udhëheqjen e grupeve do te përkujdesen anëtaret e seksionit te Bjeshkatarisë dhe alpinizmit të shoqerisë bjeshkatare “RRASA E ZOGUT” nga Juniku.
Ps. Rrasa ka të drejte për arsye objektive që ta bëjë ndryshimin e agjendës po ashtu ne nuk mbajmë përgjegjësi për përgatitjen psikofizike ose ndonjë fatkeqsi eventuale të bjeshkatareve dhe implikimin e ndonjë pale të tretë.
Junik Maj, 2025
Në ju dëshirojmë,
Mirë se ardhje
Këshilli organizativ …
Verejtje: Ne nuk mbajmë përgjegjësi për të i siguruar askujt ushqim , transport dhe akomodim!
Sponzor Gjeneral “Joos Krasniqi”


