Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste Prishtina ju fton të merrni pjesë në aktivitetin “Marshim Tradicional & Dita e Staneve” në organizim të Klubit Bjeshkatar Tetova, Tetovë.
Transporti: me xhip të ShBAP ose vetura personale.
Nisja nga Fontana / te konviktet, e diel, 08/06/2025 në 06:00.
Participimi për transport: 12 Euro / person (Prishtinë – Tetovë – Pikënisja – Prishtinë).
Paraqitja përmes formularit.
Afati për paraqitje: e shtunë, 07 qershor, 12:00.
Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psikike është individuale!
Detajet e organizimit nga ana e nikoqirit janë dhënë më poshtë:
Paralajmërim Zyrtar: 8 Qershor – Marshim Tradicional & Dita e Staneve
Stanet e Shipkovicës | Klubi Bjeshkatar Tetova & Cesard Tetove
Klubi Bjeshkatar “Tetova” ka kënaqësinë të paralajmërojë edicionin e 3-të të Marshit Tradicional, që këtë vit vjen në një format të pasur dhe festiv, në bashkëpunim me organizatën për zhvillim rural dhe bujqësor CESARD.
Data: E Diellë,, 8 Qershor 2025
Nisja: Ora 08:00 te Teleferiku
Destinacioni: Gjuri i Lopëve – kthimi te Stanet e Shipkovicës
Përfshirë: Çaj malor, popkek, ushqim tradicional, lojëra baritore, panair me produkte vendore & shumë atmosferë!
AGJENDA E DITËS:
08:00 – Tubim te Teleferiku & nisje
09:00 – Mbërritje në “Miceropa” (Gjuri i Sidollit)
09:30 – Ceremoni përshëndetëse + Çaj & popkek për të gjithë
Promovohet atraksioni simbolik i ditës: QETHJA E DHENVE
11:00 – 13:00 – Marshimi drejt Gjurit të Lopëve
13:30 – 16:00 – Kthimi drejt Stanet e Shipkovicës
16:00 – Ndarja e mirënjohjeve + lojëra tradicionale (litari, naskat)
Pas lojërave – Dreka tradicionale për të gjithë pjesëmarrësit
Priten mbi 300 pjesëmarrës nga rajoni dhe më gjerë. Ftohen të gjitha shoqatat bjeshkatare, dashamirësit e natyrës, familjet dhe turistët për të kaluar një ditë të paharruar në malin tonë të zemrës – Sharrin.
Eventi organizohet me mbështetjen e CNVP Foundation North Macedonia dhe Prespa Ohrid Nature Trust – PONT
Merrni me vete: këpucë të rehatshme për mal, ujë, vullnet të mirë dhe zemër të hapur.
Kujdes! Do të ketë shumë momente për fotografi që vlejnë më shumë se fjalët.