26–29 Qershor 2025
   Prishtinë – Suboticë – Poprad  dhe kthim Poprad – Budapest – Prishtinë


SHOQERIA BJESHKATARE ALPINISTE ‘PRISHTINA’  fton anëtarët e saj që të merrni pjesë në një ekspeditë të veçantë, drejt tri prej majave më të bukura të Evropës Qendrore:

  • Rysy (2,499 m) – maja më e lartë në Poloni,
  • Kriváň (2,494 m) – simbol kombëtar i Sllovakisë,
  • Gerlachovský štít (2,655 m) – maja më e lartë në të gjithë Tatrat, e cila do të ngjitet vetëm nga pjesëmarrësit më të përgatitur fizikisht, nën mbikëqyrjen e një guide të licencuar.

Tatrat e Larta (sllovakisht: Vysoké Tatry, polonisht: Tatry Wysokie) janë një vargmal që shtrihet përgjatë kufirit ndërmjet Sllovakisë dhe Polonisë. Ndodhen në veri të Tatrave të Ulta, nga të cilat ndahen nga lugina e lumit Váh, dhe përbëjnë njëherësh pjesën më të lartë të Karpateve.

Pjesa kryesore e masivit (¾ e sipërfaqes), me të gjitha majat më të larta, ndodhet në Sllovaki. Maja më e lartë e Tatrave dhe e Sllovakisë është Gerlachovský štít ime 2655 metra mbi nivelin e detit. Aty gjendet edhe pika më e lartë e Polonisë, Rysy (2503 m)


 Itinerari :

Dita 1 – E enjte, 26 qershor

  • 03:00 – Nisja nga Prishtina me vetura të vogla.
  • 08:30 – Kalimi i kufirit në Suboticë / pushim kafeje.
  • 09:00 – Hyrja në Hungari, vazhdim rrugës përmes autostradës M5/M3.
  • 13:00 – Pushim për drekë.
  • 17:30 – Mbërritja në Poprad / Sllovaki.Vendosja,akomodim dhe pushim.

Dita 2 – E premte, 27 qershor

                Ngjitje në Rysy

  • 06:00 – Nisja për në Štrbské Pleso (1,350 m).
  • 07:00 – Fillimi i ecjes drejt majës Rysy (2,499 m).
  • 12:00 – Arritja në majë.
  • 17:00 – Kthimi në Poprad.
  • Pushim/Kohe e lire

Dita 3 – E shtunë, 28 qershor

Alternativa A: Ngjitje në Kriváň (2,494 m)

  • 06:00 – Nisja për në Tri Studničky (1,140 m).
  • 07:00 – Fillimi i ecjes drejt majës.
  • 12:00 – Arritja në majë.
  • 17:00 – Kthimi në Poprad.
  • Pushim/Kohe e lire (kush deshiron munde te shkoj ne Zakopane/Poloni per kafe) 60km

Alternativa B: Ngjitje në Gerlachovský štít (2,655 m) (vetëm me guidë profesionale me pagesë shtesë. Ngjitje sfiduese!) Ngjitje alternative!

  • 05:00 – Nisja drejt Sliezsky Dom (1,670 m).
  • 06:00 – Fillimi i ecjes me guidë.
  • 12:00 – Arritja në majë.
  • 17:00 – Kthimi në Poprad.
  • Pushim/Kohe e lire (kush deshiron munde te shkoj ne Zakopane/Poloni per kafe) 60km

Dita 4 – E diel, 29 qershor

  • 07:00 – Nisja për në Budapest.
  • 11:00 – Mbërritja në Budapest, ndalesë për drekë dhe shëtitje të shkurtër.
  • 13:00 – Nisja për në Prishtinë.
  • 23:00 – Mbërritja në Prishtinë.

⛰ Informacione për Shtigjet & Pikënisjet

MajaLartësia (m)PikënisjaLartësia e pikënisjes (m)
Rysy2,499Štrbské Pleso1,350
Kriváň2,494Tri Studničky1,140
Gerlachovský štít (opsionale)2,655Sliezsky Dom1,670

Parashikimi i Motit (bazuar në parashikime për Tatra)

DataVendndodhjaParashikimiTemperatura (max/min)
26 QershorPopradDiell dhe vranësira të lehta22°C / 13°C
27 QershorRysy / Štrbské PlesoDiell me kalime vranësirash17°C / 7°C
28 QershorKriváň / Gerlachovský štítVranësira dhe mundësi shiu të lehtë14°C / 6°C
29 QershorBudapest / rrugësDiell me temperatura të larta28°C / 18°C

Motet malore mund të ndryshojnë shpejt – këshillohet kontrolli ditor dhe përgatitje për reshje të papritura.


 Pajisje të Nevojshme

  • Këpucë mali
  • Rroba kundër shiut dhe erës
  • Çantë shpine, shkopinj ecjeje
  • Pajisje për siguri personale për ata që ngjiten në Gerlachovský štít (helmetë, rripa sigurie, mberthyes trupi etj.).

💶 Organizimi dhe Kostot

  • Udhëtimi: Me vetura personale (rreth 2400 km vajtje/ardhje), (organizim në grupe/vetura), kostoja ndahet në mënyrë të barabartë. Afersisht 100-120 € / person       ( derivatet, sigurimi EU, pagesat e rrugëve, parkimi, ..).
  • Akomodimi: Rreth 3 x 30-40 € nata / person
  • Udhërrëfyes për Gerlachovský štít: ~250 -300 € për grupin (opsionale).
  • Ushqimi dhe shpenzime personale: Në bazë të preferencave individuale.

Pagesa, 120 eu.duhet te behet menjeher, pas formimit te grupit.

Vendet jane te limituara!

Ngjitjet jan mjaft sfiduese,prandaj të paraqiten vetëm ata që janë mirë të përgaditur fizikisht!

Paraqitja ne formular.

Afati i paraqitjes: 12/06/2025, 18:00h

Udheheqes: Gani Syla dhe Petrit Ibrahimi