Maja e Lybetenit | 03 Gusht 2025

ShBA Prishtina ju fton që të merrni pjesë në aksionin e radhës,në Bjeshkët e Sharrit, Maja e Lybetenit,
2498m/lmd, e diel, 03/08/2025

Aksioni është një-ditorë dhe ngjitja/ecja do te filloj nga Brezovica (1700 m/lmd).

Shtegu: Brezovicë – Liqeni i Gjolit – Maja e Lybetenit , dhe anasjelltas.

Nisja nga Fontana: e diel, 03 gusht 2025, 06:00h.

Transporti: Me xhipa të ShBAP ose dhe vetura personale (sipas nevojës), deri ne pikenisje (Brezovicë).

Participimi për transport: 12.00 EUR .

Ngjitja/ecja parashihet të zgjasë rreth 10-11 orë (ngjitje-zbritje, me vështirësi mesatare).
Ekziston mudësia që shtegu të shkurtohet, po që se gjejmë dy shofera , vullnetarë, që dalin me na prit me xhipa, në anën tjetër , te stanet ose te lugu!

Pas perfundimit te ecjes, do te ndalemi per kafe/dreke ne ndonjerin nga restaurantet e zones.

Paraqitja përmes formularit :

Udhëheqës: Gani Syla

Afati i paraqitjes: e shtunë, 02 gusht 2025, 12:00h.

Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!