Dolomitet (Itali) | 04–07 shtator 2025

Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste Prishtina fton anëtarët e saj që të marrin pjesë në ekspeditën e radhës, në Dolomite (Itali).

Dolomitet janë në mes të krahinave të Bellunos dhe Trentos.

04–07 shtator 2025

Ngjitje në majat:

  • Punta Penia, 3343 m. Është maja më e lartë e Dolomiteve. Pjesë e masivit Marmelada. Konsiderohet si “çatia e Dolomiteve”. Nga Punta Penia ofrohet një pamje spektakulare 360° mbi të gjitha Dolomitet!
  • Tre Cime di Lavaredo (Tre kunjat e thepisur të granitit të njohur si Tri Majat e Lavaredos), në vargmalet Dolomite, në Alpet Italiane. Një nga simbolet më ikonike të Dolomiteve dhe gjithë alpeve Italiane!

Itinerari:

Dita 1 – E enjte, 04 shtator

03:00 – Nisja nga Prishtina me vetura të vogla.

Relacioni: Prishtinë – Beograd – Zagreb – Lubjanë – Gorizia – Belluno Canazei/Penia dhe anasjelltas.

18:00 – Mbërritja në Canazei/Penia, Itali.

Vendosje, akomodim dhe pushim.

Dita 2 – E premte, 05 shtator

Ngjitje në Punta Penia, Marmelada, 3343 m

06:00 – Nisja me vetura për në Passo Fedaia (2057 m) – parkim afër liqenit.

07:00 – Fillimi i ecjes drejt majës Punta Penia (3343 m). Shtegu përshkohet me pjesë të akullnajës dhe via ferata. Janë të domosdoshme kthetrat, helmeta, litari dhe brezat e sigurisë!

12:00 – Arritja në majë.

Kthimi bëhet në shtegun tjetër, shtegun e zakonshëm – Via Normale (ferrata dhe një segment akullnajë).

17:00 – Kthimi Canazei/Penia.

Pushim/Kohë e lire.

Dita 3 – E shtunë, 06 shtator

06:00 – Nisja me vetura për në Tre Cime di Lavaredo.

(Canazei – Cortina d’Ampezzo – Misurina – Refugio Auronzo (2333 m). Rreth 110 km, 2.5 orë!)

09:00 – Fillimi i ecjes.

17:00 – Vendosja, akomodim dhe pushim.

Dita 4 – E diel, 07 shtator

06:00 – Nisja për në Prishtinë. Relacioni i njëjtë, anasjelltas me shkuarjen.

23:00 – Mbërritja në Prishtinë.

Pajisjet e nevojshme:

Këpucë mali

Rroba kundër shiut dhe erës

Çantë shpine, shkopinj ecjeje

Pajisje për siguri personale (kthetra, helmetë, rripa sigurie, mberthyes trupi etj.).

Organizimi dhe kostot:

Udhëtimi: Me vetura personale (rreth 2700 – 2800 km vajtje/ardhje), organizim në grupe/vetura. Kostoja ndahet në mënyrë të barabartë.

Afërsisht 150-170 EUR / person (derivatet, sigurimi EU për vetura, pagesat e rrugëve, parkimi, etj).

Akomodimi: Rreth 3 x 35-45 EUR nata / person.

Kostoja totale (e përafërt) 250-300 EUR / person.

Ushqimi dhe shpenzime personale: Në bazë të preferencave individuale.

Pagesa, 120 EUR duhet të bëhet menjëherë, pas formimit te grupit.

Vendet janë të limituara!

Ngjitjet janë mjaft sfiduese, sidomos në Punta Penia, prandaj të paraqiten vetëm ata që janë mirë të përgatitur fizikisht!

Paraqitja me formular.

Afati i paraqitjes: 20/08/2025, 18:00.

Udhëheqës: Gani Syla