Dragobi (Valbonë) – Qereq – Maja e Boshit – Theth – Valbonë | 15-17 gusht 2025
ShBA Prishtina ju fton të merrni pjesë në aksionin e radhës, ecje/ngjitje, Dragobi (Valbonë) – Qereq (fjetje) – Maja e Boshit – Theth (fjetje) – Valbonë, 15-17 gusht 2025.
Ecje tri-ditore!
Nisja për Valbonë / Dragobi, nga fontana: e premte, 15 gusht 2025, 05:00.
Itinerari i ecjes:
Dita e parë (e premte): Dragobi – Qereq (rreth 15 km, rreth 1550 m disnivel), 8-9 orë ecje.
Dita e dytë (e shtunë): Qereq (950 m – Maja e Boshit (2416 m) – Theth 850 m), rreth 1500 m disnivel, rreth 10-11 orë ecje.
Dita e tretë (e diel): Theth – Rragam / Valbonë (rreth 11 km), 900 m disnivel, rreth 6-7 orë ecje, me pushime.
Transporti: Me xhipa te ShBAP dhe vetura private (sipas nevojës).
Participimi për transport: Prishtinë – Valbonë – Prishtinë, 12 EUR.
Participimi për fjetje në Theth: 40 EUR (darka, fjetja, mëngjesi).
Participimi për transport nga Rragami në Dragobi: rreth 5 EUR.
Udhëheqës: Gëzim Konjusha.
Paraqitja përmes formularit.
Afati i paraqitjes: e enjte, 14 gusht 2025, 12:00.
Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!
Ushqime dhe ujë (së paku 2-3 litra), me veti!
Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psikike është individuale!


