Maja e Shkëlzenit (2407 m) | 31 gusht 2025

ShBA Prishtina ju fton të merrni pjesë në aksionin e radhës, ngjitje në Majën e Shkëlzenit, 2407 m, në Alpet Shqiptare, në rrethin e Tropojës, 31 gusht 2025.

Vështirësia e shtegut: mesatare 7-8 orë (ngjitje/zbritje).

Nisja për Tropojë, nga fontana: e diel, 31 gusht 2025, 06:00.

Transporti: Me xhipa të ShBAP.

Participimi për transport: Prishtinë – Tropojë – Prishtinë, 12 EUR.

Udhëheqës: Vehbi Tahiri.

Paraqitja përmes formularit.

Afati i paraqitjes: e shtunë, 30 gusht 2025, 12:00.

Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!

Ujë, së paku 2-3 litra!

Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psikike është individuale!