Takimi Tradicional i Bjeshkatarëve “10 VJET ME SHBA KAÇANIKU” | 6-7 shtator 2025
ShBA Prishtina ju fton të merrni pjesë në aksionin e radhës, Takimin Tradicional të Bjeshkatarëve “10 VJET ME SHBA KAÇANIKU”, në organizim të ShBA “Kaçaniku”, Kaçanik, nën patronatin e FBNSK, me 06-07 shtator 2025.
Nisja për Kaçanik për ata që janë të interesuar të marrin pjesë në mbrëmjen festive, nga fontana: e shtunë, 06 shtator 2025, 17:00.
Transporti: Me xhip të ShBAP dhe vetura private (sipas nevojës).
Participimi për transport: ShBAP.
Participimi për fjetje: rreth 15-20 EUR.
Participimi për mbrëmjen festive: 10 EUR.
Nisja për Kaçanik për ata që janë të interesuar të marrin pjesë vetëm në ecje, nga fontana: e diel, 07 shtator 2025, 07:45.
Transporti: Me xhip të ShBAP dhe vetura private (sipas nevojës).
Udhëheqës: Vehbi Tahiri +383 44 149 123.
Paraqitja përmes formularit.
Afati i paraqitjes: e premte, 05 shtator 2025, 18:00.
Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!
Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psikike është individuale!


