Maja e Alisë (2471 m) | 28 shtator 2025
ShBA Prishtina ju fton të merrni pjesë në aksionin e radhës, ngjitjen në Majën e Alisë, 2471 m, Bjeshkët e Nemuna/Valbonë/Shqipëri.
Vështirësia e shtegut: mesatare – kah e vështira 9-10 orë (ngjitje/zbritje).
Nisja për Valbonë, nga fontana: e diel, 28 shtator 2025, 05:00.
Transporti: Me xhipa të ShBAP dhe vetura personale (sipas nevojës).
Participimi për transport: Prishtinë – Valbonë (Rragam) – Prishtinë, 12 EUR.
Udhëheqës: Tasim Krasniqi.
Paraqitja përmes formularit.
Afati i paraqitjes: e shtunë, 27 shtator 2025, 12:00.
Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!
Ujë, së paku 2-3 litra!
Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psikike është individuale!


