Maja e Rusolisë (2381 m) | 11 tetor 2025

ShBA Prishtina ju fton të merrni pjesë në aksionin e radhës, ngjitje në Majën e Rusolisë, 2381 m. Bjeshkët e Nemuna/Pejë.

Bjeshka e Rusolisë shtrihet në pjesën veriore te Pejës, në kufi me Malin e Zi dhe është mjaft atraktive.

Pikënisja: te Pikëkalimi Kufitar Kulla, kufiri Kosovë – Mali i Zi (1250m).

Vështirësia e shtegut: mesatare 8-9 orë (ngjitje/zbritje).

Nisja per Pejë/Kullë, nga fontana: e shtunë, 11 tetor 2025, 06:00.

Transporti: Me xhipa te ShBAP-së dhe vetura personale (sipas nevojës).

Participimi për transport: Prishtinë – Pejë – Kullë – Prishtinë, 10 EUR.

Udhëheqës: Gani Syla.

Paraqitja përmes formularit.

Afati i paraqitjes: e premte, 10 tetor 2025, 12:00.

Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!

Ujë, së paku 2 litra!

Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psikike është individuale!