Maja e Mariashit 2533 m | 16 nëntor 2025
ShBA Prishtina ju fton të merrni pjesë në aksionin e radhës, ngjitjen në Majën e Mariashit (2533 m).
Bjeshkët e Nemuna / Deçan, e diel, 16/11/2025.
Pikënisja: Stanet e Prilepit (poqëse arrijmë të ngjitemi me xhipa)!
Vështirësia e shtegut: mesatare 6 – 7 orë (ngjitje / zbritje).
Nisja për Deçan / Prilep, nga fontana: e diel, 16 nëntor 2025, 06:00.
Transporti: Me xhipa të ShBAP.
Participimi për transport: Prishtinë – Deçan – Stanet e Prilepit – Prishtinë, 12 EUR.
Udhëheqës: Gani Syla.
Paraqitja përmes formularit.
Afati i paraqitjes: e shtunë, 15 nëntor 2025, 12:00.
Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!
Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psikike është individuale!


