MARSHI I NËNTORIT 2025 – ShB SYTË E SHARRIT – Tetovë | 28-29 nëntor 2025
Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Prishtina” ju fton të merrni pjesë në aktivitetin “MARSHI I NËNTORIT 2025”, që organizohet nga ShB “SYTË E SHARRIT” – Tetovë, 28-29 nëntor 2025.
Transporti: me xhipa të ShBAP dhe vetura personale.
E premte, 28/11/2025, në 16:00 (për mbrëmjen festive), nisja nga Fontana / te konviktet.
Participimi:
- Për transport: ShBAP
- Te Nikoqiri: 30 EUR/person, në çka përfshihen:
- fjetja në hotel (YAL HOTEL) (10 EUR)
- mbrëmja argëtuese me muzikë live në restoranin ARRA (20 EUR)
- drekën me haje tradicionale shqiptare, në Livadhin e Begjit
Për ata që dëshirojnë t’i bashkangjiten aktivitetit ditën e shtunë, 29/11/2025, vetëm për ecje, nisja ne 06:00, te Fontana.
Paraqitja përmes formularit.
Verejtje: Me rastin e paraqitjes me formular, të precizohet se a jeni të interesuar për pjesëmarrje në mbrëmjën festive (e premte) apo vetëm për ecje (e shtunë)!
Afati për paraqitje: e merkurë, 26 nëntor, 19:00.
XXXXX
Detajet e organizimit nga ana e nikoqirit, janë dhënë më poshtë:
F T E S Ë (për ditën e premte, mbrëmja festive)
Miq të dashur,
SHB “SYTË E SHARRIT” nga Tetova dhe DJEMTË E SELLCËS,ju ftojnë të merrni pjesë në manifestimin tradicional ndërkombëtar MARSHI I NËNTORIT 2025.
Marshi do të realizohet më 29 nëntor (dita e shtunë), në relacionin: Tetovë – Sellcë – Guri i Kuq.
Bjeshkatarët nga Shqipëria, Kosova dhe viset tjera shqiptare, që do të marrin pjesë në mbrëmjen gazmore me muzikë të gjallë në restoranin ARRA (e premte, 28 Nëntor), do të paguajnë nga 20 Euro për person.
Mysafirët që do të flenë të premten në Tetovë, do të vendosen në YAL HOTEL – Rr. Marshal Tito 00, Tetovë, Tel.: 389 70 683 466. Çmimi për fjetje është 10 Euro për person.
Kateringun e mëngjesit dhe drekën te stani i Lalës Iljaz e mbulon organizatori.
Nga kryetarët e shoqërive bjeshkatare presim t’na e dërgojnë sa më parë numrin e pjesëmarrësve në mbrëmjen gazmore dhe të atyre që do të vendosen në hotel.
Mirë ardhshi!
Tel. për kontakte: 076 355 555 – 072 275 763 – 071 399 143
FTESË (për ditën e shtunë)
Miq të dashur,
Sh.B.”Sytë e Sharrit” nga Tetova dhe Djemt e Sellcës, ju ftojnë të merrni pjesë në manifestimin tradicional ndërkombëtar MARSHI I NËNTORIT 2025, që sivjet organizohet për të njëzet e pestën herë, për nder të Ditës së Flamurit Kombëtar.
Marshi do të realizohet me 29 nëntor, 2025 (dita e shtunë), në relacionin: Tetovë – Sellcë – Guri i Kuq.
Takimi i bjeshkatarëve do të bëhet në sheshin e qytetit nga ora, 7:30 – 8:00, prej ku do të nisemi me automjete personale për në Brezovicë të Sellcës.
Kateringun e mëngjesit dhe drekën te stani i Lalës Iljaz, pas ngjitjes te Flamuri në majen e Gurit të Kuq, e mbulon organizatori.
Sh.B “Sytë e Sharrit”, nuk mban përgjegjësi për pjesëmarrësit që ndahen nga grupi dhe nuk respektojnë udhëzimet e organizatorëve të marshit.
Mirë ardhshi!
Tel. për kontakt: 076 355 555 – 071 399 143


