Maja e Zllashës (1210 m) | 07 dhjetor 2025

ShBA Prishtina ju fton që të merrni pjesë në aksionin e radhës, ngjitjen në majën e Zllashës, 1210 m, Bjeshkët e Gollakut.

Aksioni është një-ditor dhe ngjitja /ecja fillon nga Stallova (rruga Prishtinë-Keqekollë), në rreth 800 m.

Nisja nga Fontana, e diel, 07 dhjetor 2025, 08:00.

Transporti: Me xhipa të ShBAP dhe vetura private (sipas nevojës).

Participimi per transport: ShBAP.

Ecje: rreth 4-5 orë (rreth 13 km, vajtje-ardhje).

Disniveli: rreth 400 m.

Paraqitja përmes formularit.

Afati i paraqitjes: e shtunë, 06 dhjetor 2025, 12:00.

Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!

Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psikike është individuale!

ShBA Prishtina mban te drejtën e anulimit të ecjes, varësisht nga moti!