Mbrëmja Përmbyllëse Bjeshkatare 2025 | 13/12/2025
Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Prishtina” ju fton të merrni pjesë në Mbrëmjen Përmbyllëse Bjeshkatare 2025, të shtunën, më datë 13/12/2025, në “Restaurant Villa Natyra”, Prugoc (magjistralja Prishtinë-Podujevë, km. 10-të), 19:30 – 24:00.
Do të ketë muzikë live (Pro Band – Moni-Ganja).
Organizimi ‘pa protokoll’!
Pagesa për ushqim – 20 Euro/person (15 Euro pjesëmarrësi + 5 Euro ShBAP)
Meny e plotë (ushqim dhe pije, të caktuara, alkoolike dhe jo alkoolike, pa limit, të përfshira në çmim)
Transporti: me xhipa të ShBAP (për ata që nuk mund të sigurojnë transport individual) dhe me vetura personale.
Nisja nga Fontana në 19:10.
Është rezervuar një hapësirë vetëm për ShBAP (rreth 30-40 vende).
Afati i paraqitjes, e enjte, 18:00, me plotësimin e formularit.
Ju mirëpresim!


