Maja e Mbrehtë (1789 m) | 21 dhjetor 2025
ShBA Prishtina ju fton që të merrni pjesë në aksionin e radhës, ngjitjen në Majën e Mbrehtë, 1789 m, Shala e Bajgorës / Mitrovicë.
Aksioni është një-ditor dhe ngjitja / ecja fillon nga fshati Selac, në rreth 900 m.
Nisja nga Fontana, e diel, 21 dhjetor 2025, 07:00.
Transporti: Me xhipa të ShBAP dhe vetura private (sipas nevojës).
Participimi për transport: 8 EUR.
Ecje: rreth 6 orë (vajtje-ardhje).
Disniveli: rreth 900 m.
Udhëheqës në shteg: Ahmet Rama dhe Hamdi Pollomi.
Paraqitja përmes formularit.
Afati i paraqitjes: e shtunë, 20 dhjetor 2025, 12:00.
Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!
Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psikike është individuale!
ShBA Prishtina mban të drejtën e anulimit të ecjes, varësisht nga moti!


