Manifestimi FLAKA E JANARIT | 18.01.2026

Me ftesë të ShBA Gjilani, ShBA Prishtina do të marrë pjesë në Manifestimin “FLAKA E JANARIT”, në përkujtim të Heronjëve të Kombit, Kadri Zeka e vëllezërit Gërvalla, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, më datë 18.01.2026.

Nisja nga Fontana: e diel, 18 janar 2026, 06:40.

Transporti: Me xhipa të ShBAP ose dhe vetura personale (sipas nevojës), në relacionin: Prishtinë – Gjilan – Kamenicë – Kapia Svircë – Kikë dhe anasjelltas.

Participimi për transport: 8 EUR.

Paraqitja përmes formularit.

Afati i paraqitjes: e shtunë, 17 janar 2026, 12:00.

Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!

Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psikike është individuale!

Ftesa e nikoqirit