Propozimet për Kalendarin 2026
ShBA Prishtina fton të gjithë bjeshkatarët dhe adhuruesit e natyrës që të bëjnë propozime konkrete të ngjitjeve / aksioneve të cilat konsiderojnë se duhet të hyjnë në kalendarin e aksioneve 2026.
Propozimet duhet të përmbajnë këto të dhëna:
• Emri i majës / ngjitjes
• Lartësia mbidetare
• Vendi / rajoni
• Kohëzgjatja e përafërt e ecjes
• Muaji i preferuar ose stina
Propozimet duhet të dërgohen përmes formularit deri më datën 31/01/2026.
Kryesia e ShBA Prishtina do t’i shqyrtojë të gjitha propozimet në mënyrë që ta përpilojë kalendarin e aksioneve për vitin 2026.
Propozimet për aktivitete / ngjitje një-ditore do të ishin më të preferuara për këtë vit!


