Kobilicë (2525 m) | 15 shkurt 2026
ShBA Prishtina i përgjigjet pozitivisht ftesës së ShB Sytë e Sharrit nga Tetova në organizimin e Marshit Tradicional për nder të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ngjitje në majën Kobilicë, 2525 m, në bjeshkët e Sharrit, kufiri Kosovë – Maqedoni e Veriut.
15 shkurt 2026 (dita e diel).
Relacioni: Prishtinë -Tetovë – Vicë – Maja Kobilicë 2525m.
Aksioni është një-ditor dhe ngjitja do të realizohet nga fshati Vicë / Tetovë.
Nisja nga Fontana: e diel, 15 shkurt 2026, 06:00.
Transporti: Me xhipa të ShBAP dhe vetura private (sipas nevojës) deri në fshatin Vicë / Tetovë.
Participimi për transport: 10 EUR.
Ngjitja parashihet të zgjasë rreth 4-5 orë, ndërsa zbritja 3-4 orë.
Nga pikënisja (Vicë), rreth 1200 m, deri në maje ka një disnivel prej rreth 1300 m, në kushte dimri!
Paraqitja përmes formularit.
Udhëheqës në shteg: SHB Syte e Sharrit, Tetovë.
Afati i paraqitjes: e shtunë, 14 shkurt 2026, 12:00.
Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!
Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psikike është individuale!
Në vazhdim detajet / ftesa e organizatorit.


