Bjeshkët e Istogut – Mokna “Bukuroshja e Ballkanit” (~1800m) | 01 mars 2026

ShBA Prishtina ju fton që të merrni pjesë në aksionin e radhës, ngjitje në Bjeshkët e Istogut – Mokna “Bukuroshja e Ballkanit” (~1800m).

Aksioni është një-ditor.

Nisja nga Fontana: e diel, 01 mars 2026, 07:00.

Transporti: Me xhipa të ShBAP ose dhe vetura personale (sipas nevojës), deri në pikënisje (~ 1000-1200 m).

Participimi për transport: 10 EUR.

Ngjitja/ecja parashihet të zgjasë rreth 6-7 orë (ngjitje me vështirësi mesatare).

Paraqitja përmes formularit.

Afati i paraqitjes: e shtunë, 28 shkurt 2026, 12:00.

Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!

Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psikike është individuale!