Mali / Maja e Dejës (2246 m) | 05 prill 2026

ShBA Prishtina ju fton që të merrni pjesë në aksionin e radhës, ngjitje në majën e Dejës, 2246 m, Parku Kombëtar i Lurës.

Aksioni është një-ditor.

Nisja nga Fontana: e diel, 05 prill 2026, 05:00.

Transporti: Me xhipa të ShBAP ose dhe vetura personale (sipas nevojës), deri në pikënisje (fshati Macukull / Burrel, ~1100 m).

Macukulli është 27 km larg qytetit të Burrelit. Pjesë e Parkut Kombëtar Lurë – Mali i Dejës.

Participimi për transport: 18 EUR.

Ngjitja / ecja parashihet të zgjasë rreth 7-8 orë (ngjitje me vështirësi mesatare – kah e vështira / kushte dimri).

Paraqitja përmes formularit.

Afati i paraqitjes: e shtunë, 04 prill 2026, 12:00.

Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!

Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psikike është individuale!

Vëmendje: Për shkak të largësisë (rreth 4 orë Prishtinë – Macukull), nuk ka ndalesa rrugës, prandaj ushqimet dhe ujin i beni gati me heret dhe merrni me vete!