Maja Pashallore (Maja e Bajrakut) 2092 m | 19 prill 2026

ShBA Prishtina ju fton që të merrni pjesë në aksionin e radhës, ngjitje në Bjeshkët e Sharrit – Maja Pashallore (Maja e Bajrakut), 2092 m, nga Mushtishti.

Aksioni është një-ditor.

Nisja nga Fontana: e diel, 19 prill 2026, 07:00.

Transporti: Me xhipa të ShBAP ose dhe vetura personale (sipas nevojës), deri në pikënisje (rreth 1200 m), mbi Mushtisht.

Participimi për transport: 10 EUR.

Ngjitja/ecja parashihet të zgjasë rreth 6-7 orë (ngjitje me vështirësi e lehtë/mesatare).

Paraqitja përmes formularit.

Afati i paraqitjes: e shtunë, 18 prill 2026, 12:00.

Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!

Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psikike është individuale!