Maja e Mprehtë (1789 m) | 03 maj 2026

FTESË PËR ECJE NË BJESHKË
Selac – Maja e Mprehtë (1789 m)
03 maj 2026

Shoqëria  Bjeshkatare Alpiniste Prishtina ju fton të merrni pjesë në aksionin e radhës,
ngjitjen në Majën e Mprehtë (1789 m), në Shalën e Bajgorës – Mitrovicë.

Kjo majë është më e larta në Shalë të Bajgorës dhe një nga pikat më dominuese në jug të Kopaonikut, në territorin e Kosovës.

Aksioni është një-ditor dhe ecja fillon nga fshati Selac (~900 m).

Shtegu ofron pamje të mrekullueshme panoramike dhe natyrë të pasur malore.

Në çdo hap nga Selaci drejt majës na pret natyra në formën e saj më të pastër – ajër i freskët, pamje që të mbushin shpirtin dhe ajo ndjenja e lirisë që vetëm bjeshka ta jep.

Nuk është vetëm një ecje. Është një ditë për t’u shkëputur nga rutina, për të sfiduar veten, për të qeshë bashkë dhe për të krijuar kujtime që mbesin gjatë.

 Detajet e organizimit:

  • Nisja: nga Fontana, e diel, 03 maj 2026, ora 07:00
  • Kohëzgjatja e ecjes: rreth 6-7 orë (vajtje-ardhje)
  • Disniveli: ~900 m
  • Vështirësia: mesatare
  • Udhëheqës i shtegut: Ahmet Rama

 Transporti:
Organizohet me xhipa të ShBAP, vetura private ose minibus (sipas nevojës)

  • Participimi: 10 €

Paraqitja përmes formularit të regjistrimit.

  • Afati: e shtunë, 02 maj 2026, ora 12:00

Kujdes:

  • Veshmbathja duhet të jetë adekuate për kushtet pranverore në mal
  • Çdo pjesëmarrës mban përgjegjësi për përgatitjen fizike dhe psikike
  • ShBA Prishtina mban të drejtën e anulimit në varësi të kushteve atmosferike

Ju mirëpresim të bashkoheni në këtë aventurë të bukur bjeshkatare!