Maja e Çikës (2044 m) | 23-24 maj 2026

FTESË PËR ECJE NE BJESHKË
Llogora – Maja e Çikës (2044 m)
23-24 maj 2026

Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste Prishtina ju fton të merrni pjesë në aksionin e radhës:
ngjitje në Majën e Çikës (2044m), në Llogora / Vlorë / Shqipëri.

Maja e Çikës është një ndër majat më të bukura të Parkut Kombëtar të Llogorasë, e njohur për biodiversitetin e pasur, pyjet e rralla dhe pamjet mahnitëse mbi rivierën shqiptare dhe detin Jon.

Pëmes kësaj ecjeje do të kemi mundësinë të përjetojmë natyrën e egër të Karaburunit dhe bukurinë e një prej zonave më atraktive bjeshkatare në Shqipëri.

Aksioni është dy-ditorë dhe ecja fillon nga Llogoraja (~1000 m).

Nuk është vetëm një ecje. Është një mundësi për t’u shkëputur nga rutina, për ta sfiduar veten, për të kaluar kohë së bashku dhe për të krijuar kujtime që mbesin gjatë.

 Detajet e organizimit:

  • Nisja: nga Fontana, e shtunë, 23 maj 2026, ora 06:00
  • Kohëzgjatja e ecjes: rreth 8-9 orë, rreth 16 km. (vajtje-ardhje)
  • Disniveli: ~1300 m
  • Vështirësia: mjaft sfiduese
  • Udhëheqës i shtegut: Gani Syla

 Transporti:
Organizohet me xhip të ShBAP, vetura private ose minibus (sipas nevojës)

  • Participimi:

– për transport, 40 €/person

për fjetje, rreth 20 €/person

Paraqitja:
Përmes formularit të regjistrimit.

  • Afati: e enjte, 21 maj 2026, ora 19:00

Kujdes:

  • Veshmbathja duhet të jetë adekuate për kushtet sezonale!
  • Çdo pjesëmarrës mban përgjegjësi për përgatitjen fizike dhe psikike!
  • SHBA Prishtina mban të drejtën e anulimit në varësi të kushteve atmosferike

Ju mirëpresim të bashkoheni në këtë aventurë të bukur bjeshkatare!

https://www.trailforks.com/trails/maja-e-cikes