Maja Prutash (në bjeshkët e Durmitorit, 2393m) dhe rafting në lumin Tara (Mali i Zi) | 29-31 maj 2026
FTESË PËR ECJE NË BJESHKË DHE RAFTING NË LUMIN TARA, NË MAL TË ZI
29-31 maj 2026
Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste Prishtina ju fton të merrni pjesë në aksionin e radhës:
ngjitje në Majën Prutash (2393m), në bjeshkët e Durmitorit dhe rafting në lumin Tara / Sçepan Pole, Mali i Zi.
E premte, 29 maj 2026
Udhëtim: Prishtinë – Zhablak (fjetje)
E shtunë, 30 maj 2026 (fjetja në Sçepan Polje)
Ngjitje në majën Prutash, 2393 m, Durmitor, Mali i Zi. Maja Prutash është një ndër majat më panoramike dhe më elegante në zemër të Parkut Kombëtar Durmitor. Njihet për relievin e saj karakteristik shkëmbor, livadhet dhe pamjet madhështore drejt masivit të Durmitorit. Shtegu është shumë i bukur për ecje dhe ideal për adhuruesit e natyrës fotografisë dhe aventurës.
Vështirësia: Mesatare
Nisja: Sedlo/Zhablak / Durmitor (1700 m)
E diel, 31 maj 2026
Rafting në lumin Tara, përgjatë kufirit Mali i Zi – Bosne.
Pas aventurës në bjeshkët e Durmitorit fundjavën do ta vazhdojmë me rafting në lumin Tara – një ndër kanjonet dhe lumenjtë më spektakularë në Europë. Ujë i kristaltë, natyrë e egër, adrenaline dhe shumë argëtim na presin në një eksperiencë të paharrueshme përgjatë rrjedhës së lumit Tara.
Nuk është vetëm një ecje e rafting.
Është një mundësi për t’u shkëputur nga rutina, për ta sfiduar vetën, për të kaluar kohë së bashku dhe për të krijuar kujtime që mbesin gjatë.
Detajet e organizimit:
- Nisja: nga Fontana, e premte, 29 maj 2026, ora 16:00
- Kthimi: nisja nga Sçepan Pole, e diel, ora 16:00
- Udhëheqës: Tasim Krasniqi
Transporti:
Organizohet me xhip të ShBAP, vetura private ose minibus (sipas nevojës)
Participimi:
– për transport 30 €/person
– për fjetje në Zhablak, rreth 20 €/person
– për rafting: pako darkë, rafting, mëngjes dhe drekë, rreth 100 €/person
Sqarim: (çmimet janë të përafërta)
Paraqitja: Përmes formularit të regjistrimit.
Afati: e enjte, 28 maj 2026, ora 12:00
Kujdes:
- Veshmbathja duhet të jetë adekuate për kushtet sezonale!
- Çdo pjesëmarrës mban përgjegjësi për përgatitjen fizike dhe psikike!
- ShBA Prishtina mban të drejtën e anulimit në varësi të kushteve atmosferike
Ju mirëpresim të bashkoheni në këtë aventurë të bukur bjeshkatare/rafting!


