BJESHKËT E TYMFIT – MAJA GAMILA 2497 m (Greqi) | 26–28 qershor 2026

Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste Prishtina fton anëtarët e saj që të marrin pjesë në ekspeditën e radhës, bjeshkët e Tymfit, në rajonin e Zagorit, në veri-perëndim të Greqisë dhe vizitë në Çamëri.

Ngjitje në majën Gamila 2497 m, maja më e lartë e masivit të Tymfit.

Itinerari:

Dita 1 – E premte, 26 qershor 2026

05:00 – Nisja nga Prishtina me xhip të ShBAP dhe vetura të vogla

Relacioni: Prishtinë – Durrës – Gjirokastër – Kakavi (kufiri) – Janinë (550 km)

15:00 – Mbërritja në Janinë (me pauza të shkurta përgjatë rrugës)

Vendosje, akomodim dhe pushim

Dita 2 – 27 qershor 2026

05:00 – Nisja nga bujtina (rezervohet pas formimit të grupit) për Micro Papingo (pikënisja për ngjitje në Majën Gamila / Tymfi, 950 m)

06:30 – Nisja për ngjitje në Majën Gamila / Tymfi (vështirësi mesatare kah e rënda, rreth 1500 m disnivel, rreth 20-23 km, 9-10 orë)

11:30 – Mbrritja në maje

12:00 – Fillimi i zbritjes (shtegu i njejtë)

16:00 – Mbrritja në Micro Papingo (në pikënisje)

17:30 – Mbrritja në bujtinë

Pushim / kohë e lirë

Dita 3 – E diel, 28 qershor 2026

07:00 – Nisja për vizitë në Çamëri (Paramithi, Filiat, Igumenicë…)

13:00 – Përfundim i vizitave / nisja për Kosovë, në itenerar të njejtë të shkuarjes

22:00- 23:00 – Mbrritja në Prishtinë

Organizimi dhe kostot:

Udhëtimi: Me xhip te ShBAP dhe vetura personale (rreth 1400-1500 km vajtje-ardhje), organizim në grupe / vetura.

Kostoja ndahet në mënyrë të barabartë / proporcionale.

Afërsisht 75-80 EUR / person (derivatet, sigurimi EU për vetura, pagesat e rrugëve, parkimi, etj).

Akomodimi: Rreth, 2 x 35-40 EUR nata / person.

Kostoja totale (e përafërt) 145-160 EUR / person (varësisht prej grupit)!

Ushqimi dhe shpenzimet personale: Në bazë të preferencave individuale.

Pagesa 100 EUR duhet të bëhet menjëherë pas formimit te grupit.

Vendet janë të limituara!

Paraqitja me formular.

Afati i paraqitjes: 21/06/2026, 18:00.

Udhëheqës: Gani Syla