Maja Poplukës (2569 m) | 12 korrik 2026
ShBA Prishtina ju fton që të merrni pjesë në aksionin e radhës, ngjitje në Bjeshkët e Nemuna, Valbonë, Shqipëri – Maja Poplukës, 2569 m.
Maja e Poplukës është një nga majat më të bukura të zonës së Parkut Kombëtar të Valbonës, në vargmalin e Bjeshkëve të Nemuna.
Pamja nga maja ofron panoramë të jashtëzakonshme drejt Jezercës, Kollatës, Rosit, Majës së Hekurave dhe gjithë luginës së Valbonës.
Aksioni është një-ditor.
Nisja nga Fontana: e diel, 12 korrik 2026, 05:00.
Transporti: Me xhipa të ShBAP ose dhe vetura personale (sipas nevojës), deri në pikënisje (rreth 1000 m), Rragam.
Participimi për transport: 12 EUR.
Ngjitja / ecja parashihet të zgjasë rreth 7-8 orë (vështirësia e ngjitjës: kah e vështira, rreth 1500 m disnivel).
Paraqitja përmes formularit.
Afati i paraqitjës: e shtunë, 11 korrik 2026, 10:00.
Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!
Preferohet që pjesëmarrësit të kenë helmetat me vete!
Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psikike është individuale!


