Maja Karanfil (Maja Veriore), 2460 m | 25–26 korrik 2026
Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste Prishtina ju fton të merrni pjesë në aksionin e radhës – ngjitjen në majën Karanfil (Maja Veriore), 2460 m, në komunën e Gucisë, Mali i Zi, më 25–26 korrik 2026.
Maja Karanfil konsiderohet një nga majat më mbresëlënëse të Bjeshkëve të Nemuna dhe ofron një përvojë të jashtëzakonshme për bjeshkatarët me përgatitje të mirë fizike dhe teknike.
Programi
E shtunë, 25 korrik 2026
• Nisja nga Prishtina në ora 06:00, nga Fontana në Ulpianë.
• Gjatë udhëtimit planifikohet vizita në liqenin e Hridit (i njohur edhe si “Liqeni i Zanave”), nëse kushtet atmosferike janë të favorshme dhe rruga është e kalueshme me automjete deri në afërsi të liqenit.
• Fjetja në Grebajë ose Vuthaj.
E diel, 26 korrik 2026
• Pikënisja e ecjes nga lugina e Grebajës (1100 m) në ora 05:00.
• Kohëzgjatja e paraparë e ngjitjes dhe zbritjes: rreth 8 orë.
• Vështirësia e shtegut: Ngjitje e vështirë.
Transporti do të organizohet me xhipat e ShBAP-së, minibus (varësisht nga numri i pjesëmarrësve) ose me vetura private.
Kostoja
• Transporti: 20 EUR
• Fjetja: 15–20 EUR (sipas akomodimit)
Paraqitja bëhet përmes formularit.
Afati i fundit për paraqitje: e premte, 24 korrik 2026, ora 12:00.
Pajisjet e domosdoshme
• Veshmbathje dhe këpucë adekuate për terren malor dhe kushtet e stinës.
• Helmeta është e detyrueshme.
• Rekomandohen gjithashtu dorëza, syze dielli, krem mbrojtës nga dielli, ujë dhe ushqim i mjaftueshëm për ditën.
Përgjegjësia për përgatitjen fizike, psikike dhe pajisjet personale është individuale.
Ju mirëpresim të ndajmë së bashku një fundjavë plot aventura dhe bukuri natyrore në Bjeshkët e Nemuna!


