Maja Ceripashina (2466m) | 23/08/2026

ShBA Prishtina ju fton që të merrni pjesë në aksionin e radhës, ngjitjen në majën Ceripashina në Bjeshkët e Sharrit, me nisje nga Bregu i Diellit (Popova Shapka), Tetovë.

Itinerari:
Bregu i Diellit (Popova Shapka), 1750 m → Ceripashina (2466m) → Antena (2531m) → Maja Sin (2550m) → kthim në Bregu i Diellit (Popova Shapka).

Ceripashina është një nga majat më karakteristike të Sharrit, ndërsa vazhdimi drejt Antenës dhe majës Sin ofron një ecje të bukur përgjatë kreshtave të larta të këtij masivi të këtyre bjeshkëve.

Gjatë gjithë itinerarit pjesëmarrësit do të kenë mundësi të shijojnë panorama të jashtëzakonshme të Bjeshkëve të Sharrit dhe Tetovës, ndërsa kalimi nëpër Ceripashina, Antena dhe maja Sin e bën këtë një aksion mjaft atraktiv për bjeshkatarët.

E diel, 23.08.2026.

Nisja nga Fontana: 06:00.

Transporti: me xhipa të ShBAP dhe vetura private, sipas nevojës.

Udhëheqës në shteg: Naser Korça.

Ecje: rreth 6 -7 orë (ngjitje-zbritje).

Vështirësia: e lehtë, kah mesatare!

Participimi për transport: 15 EUR.

Përgatitja fizike dhe psikike është përgjegjësi individuale e pjesëmarrësve.

Afati i paraqitjes (përmes formularit), e shtunë, 22.08.2026, 12:00.

Formulari.