Maja Vihren, Bansko, Bullgari | 04–06 shtator 2026
Shoqëria Bjeshkatare-Alpiniste Prishtina ju fton të merrni pjesë në aksionin e radhës – ngjitjen në majën Vihren, Bansko, Bullgari, më 04–06 shtator 2026.
Maja Vihren 2,914 m, është maja më e lartë e masivit Pirin dhe e dyta më e lartë në Bullgari, pas Musalës (2,925 m).
Maja Vihren është një nga ngjitjet më interesante në Bullgari dhe në Parkun Kombëtar Pirin.
Programi
E premte, 04 shtator 2026
• Nisja nga Prishtina në ora 12:00, nga Fontana në Ulpianë.
• Prishtinë-Maqedoni-Bansko (Bullgari)
• Fjetja në Bansko.
E shtunë, 05 shtator 2026
Nisja nga hoteli (me vetura) ne 06:30.
• Pikënisja e ecjes nga Vihren Hut (1950 m) në ora 07:15.
• Kohëzgjatja e paraparë e ngjitjes dhe zbritjes: rreth 7-8 orë.
• Vështirësia e shtegut: mesatare kah e vështira!
Transporti
Transporti do të organizohet me xhip të ShBAP-së, minibus (varësisht nga numri i pjesëmarrësve) ose me vetura private.
Kostoja
• Transporti: 50 EUR (derivate, sigurimi i veturës EU, pagesa rrugore)
• Fjetja: 75-80 EUR/person, për dy netë, ku përfshihen dy darka (e premte dhe e shtunë) dhe dy mëngjese (e shtunë dhe e diel)
E diel, 06 shtator 2026
Pulse Therme – Bansko (jo obligative)
Është një kompleks modern termal me pishina të brendshme dhe të jashtme, zona termale dhe hapësira relaksi, sauna, me pamje nga Pirini.
09:00–09:30 – mëngjes dhe dalje nga hoteli
10:00–14:00 – Pulse Therme, rreth 4 orë relaks
14:00–14:30 – nisja për Kosovë
Cmimi, rreth 30 EUR/person
Afati i fundit për paraqitje:
E mërkure, 02 shtator 2026, ora 18:00.
Pajisjet e domosdoshme
• Veshmbathje dhe këpucë adekuate për terren malor dhe kushtet e stinës.
• Tesha / shorce për larje. Mantili merret në kompleks, me çmim 5 EUR. Bën edhe personal.
• Rekomandohen gjithashtu dorëza, syze dielli, krem mbrojtës nga dielli, ujë dhe ushqim i mjaftueshëm për ditën.
Përgjegjësia për përgatitjen fizike, psikike dhe pajisjet personale është individuale.
Ju mirëpresim të ndajmë së bashku një fundjavë plot aventura dhe bukuri natyrore në Bjeshkët e Pirinit/Bullgari!
Paraqitja bëhet përmes formularit.


