Category Archive: Aksione

17 Apr 2018

Ujëvarat e Molopollcit | 22 Prill, 2018

Të nderuar, SHBA Prishtina, me ftesën e SHBA Guri i Shtrejt ju fton t’i bashkangjiteni aksionit të organizuar me datën 22 Prill, 2018. Nisja do të bëhet me autobus para sheshit 21 në orën 07:00h. Detajet e aksionit do të publikohen së shpejti në këtë vegëz nga organizatori. Pjesëmarrja është paraparë të jetë 4 euro për […]


Read more

10 Apr 2018

Maja e Veletinit |15 Prill 2018 

Të nderuar,   ShBA Prishtina ju fton në aksionin e radhës për ngjitje në Malet e Janjevës në Majën e Veletinit që ndodhet rreth pesë kilometra në juglindje të lokalitetit arkeologjik të Ulpianës, dhe rreth 1.5 kilometra në veriperëndim të Janjevës, e pozicionuar në pjesën kodrinore të fshatit Shashkoc. Ecja fillon nga ky fshat drejt majës së Veletinit në pishat e Janjevës për në Shisharkë, Guri të zi,Brus/Kishën e Brusit, Honroc duke përfunduar në liqenin e Badovcit në Mramor. Shtegu është i gjatë 17-18km dhe tereni është I lehtë dhe I përshtatshëm edhe për fillestarë.   Nisja do të bëhet me autobus nga sheshi 21 në orën 7:30h. Pagesa për anëtarë 3 €, dhe për joanëtarë 5 €. Me këtë rast do të jetë edhe mundësia e anëtarësimit për vitin 2018. Paraqitja mund të bëhet përmes formularit deri të Shtunën me 14 Prill në orën 12:00h.  Udheheqes: Kosum Kosumi 044 494 946  


Read more

27 Mar 2018

Mali i Dajtit | 31 Mars – 1 Prill 2018

Të nderuar, ShBA Prishtina ju fton në aksionin e radhës për ngjitje në Malin e Dajtit,Tiranë, me datat         31/03 – 01/04/2018. Parku Kombëtar “Mali i Dajtit” shtrihet në vargjet malore të Skënderbeut, kryesisht në rrethin e Tiranës, duke prekur shumë pak rrethin e Krujës,në një terren tërësisht malor, duke nisur nga lartësia 300 metra dhe duke […]


Read more

14 Mar 2018

Marshi i Pranveres | 18 Mars 2018

Të nderuar,   ShBA Prishtina ju fton për pjesmarrje ne Marshin e Pranverës organizuar nga ShB Lybeteni me 18 Mars 2018 në Bjeshket e Ferizajit.   Organizimi E diele, 18/03/2018.Nisja nga 21-shi ne 07:00h. Transporti me autobus. Participimi: 5€ për anëtar dhe 7€ për joanëtar Paraqitja deri te shtunen, ne 12:00 ne formularit ose te […]


Read more

27 Feb 2018

Bjeshket e Llapit | 04 Mars 2018

Të nderuar,   ShBA Prishtina ju fton për pjesëmarrje në aksionin e radhës në “Bjeshkët e LLapit”, të Dielen me 04 Mars 2018. Kohëzgjatja e parashikuar rreth 6-7 orë në dy drejtimet. Shtegu është me vështirësi mesatare, porse duhet pasur pajisjet e zakonshme bjeshkatare dhe sidomos kepucet malore dhe veshmbathje rezistente ndaj eres dhe ujit. […]


Read more

13 Feb 2018

Maja e Lybetenit – #Kosova10 | 17 Shkurt 2018

Të nderuar,   Me rastin e 10 Vjetorit të Pavarësisë së R. Kosovës, ShBA Prishtina organizon ngjitjen në  Majen e Lybetenit,2498 m/lmd, të Shtunen, me 17 Shkurt 2018. Do t’jetë ngjitje alpine në kushte dimri, ku janë të domosdoshme paisjet dimërore bjeshkatare, e sidomos: kthetrat, cepini, litari, veshëmbathje adekuate, syze, shkopinjët, dorëza etj. Poashtu kërkohet […]


Read more

06 Feb 2018

ANULUAR : Ujëvarat e Leshicës | 10-11 Shkurt 2018

* * * * Eshte ANULUAR ky aktivitet, shkaku i motit te lig * * * * Të nderuar,   ShBA Prishtina ju fton për pjesëamarrje në aktivitetin e organizuar nga Alpin Gudie – Tetovë me daten 11 Shkurt 2018. Udhëtimi nga Prishtina në Tetovë do të bëhet me vetura personale, nisja të Shtunën me 10 Shkurt […]


Read more

23 Jan 2018

Marshimi për në Tarabosh | 27-28 Janar 2018

Të nderuar,   ShBA Prishtina do marrë pjesë në aksionin Marshimi për në Tarabosh qe organizohet nga Klubi Taraboshi Shkoder dhe ferma eco-sociale. Udhëtimi bëhet me vetura personale. Pjesëmarrësit mund të udhëtojnë për në Shkodër të Shtunën me 27 Janar, apo të udhëtojnë të Dielën heret në mëngjes. Aranzhimet për fjetje duhet të bëhen individualisht. Hosteli […]


Read more

16 Jan 2018

Maja e Bajrakut | 21 Janar 2018

Të nderuar, ShBA Prishtina ju fton për pjesëmarrje në aksionin e radhës për ngjitje në Majen e Bajrakut 1,789 m/lmd në Shalë të Bajgorës, të Dielen me 21 Janar 2018. Shtegu është rreth 17km I gjatë me ngjitje prej rreth 800 metrash. Kohëzgjatja e parashikuar rreth 6 orë në dy drejtimet. Shtegu është mesatarisht I […]


Read more

20 Dec 2017

Parku i Gërmisë | 24 Dhjetor 2017

Te nderuar,   Per te Dielen e ardhshme ju ftojme per ecje ne parkun e Germise.   Takimi I grupit  te rampa ne hyrje te Germise ne ora 08:45   Shtegu I ecjes fillon nga ana e djathte e pishines, kah kurrizi dilet perafersisht ku perfundon teleferiku. Pastaj vazhdohet deri te antena ne Butovc. Sipas […]


Read more