Kartelat unike të anëtarësisë
Në bazë të statutit të FBAK-ut, në mbështetje të vendimit unanim të Kryesisë së FBAK-ut nga mbledhja e mbajtur me 19.11.2016 në Prishtinë dhe në bazë të marrëveshjeve paraprake me anëtarësinë Kryetari FBAK-ut ka nxjerrur Udhëzimin 1/2016 për “Kartelën unike të anëtarësisë” në Federatën Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës.
Dokumentet e plota mund lexohen/shkarkohen permes vegezave me poshte:
- Udhëzim për kartelën unike
- Shtojca 1 – Standarded e Karteles Unike
- Shtojca 2 – vizatimi teknik
- Shtojca 3 – vizatimi teknik
Në përputhje me udhëzimin e cekur më lartë, Kryesia e ShBA Prishtina merr përsipër procesin e regjistrimit të anëtarëve të vet dhe sigurimin e kartelave përkatëse përmes FBAK-ut.
Procesi do të vijojë në hapat e përshkruar më poshtë:
- Anëtarët dërgojnë formularin me informatat personale në dy menyra:
- Përmes formularit online: https://goo.gl/forms/xa3NvIhp0w0o6QT22
- Duke plotësuar formularin fizikisht në zyren e ShBAP
- Perveq formularit, nevojitet edhe kopja e leternjoftimit e cila mund te dergohet me e-mail ne info@shba-prishtina.com, ose fizikisht.
- Kryesia bën porositjen e kartelave në FBAK
- Kartela dorëzohet tek anëtarët me c’rast bëhet pagesa dhe nënshkruhet formulari I dërguar paraprakisht.
Ҫmimet:
- Anëtarët e rregullt: 10€
- Studentët, nxënësit, penzionerët, veteranët: 5€
Kartelat janë të vlefshme për nji vit dmth ripërtrihen cdo vit me rastin e pagesës së anëtarësimit