Në bazë të nenit 11,12 të Statutit të Federatës Bjeshkatare të Kosovës i harmonizuar me Ligjin për kulturë fizike dhe sport të Kosovës neni 26 dhe 34 i miratuar me 20.11.2003.nga Kuvendi i Kosovës, Rregullorës të Komitetit Olimpik të Kosovës,neni 8 alinea 8.1.Shoqëria Bjeshkatare “Prishtina” nga Prishtina,në Seancën e Kuvendit zgjedhor të mbajtur më 28/01/2014, miratoi këtë:

S  T  A   T  U  T

TË SHOQËRISË BJESHKATARE ALPINISTE “PRISHTINA”PRISHTINË

 

Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste është organizatë vullnetare e pavarur dhe                 jo profitabile, të dashamirëve dhe adhurusve të natyrës dhe bjeshkëve si dhe monumenteve kulturore-historike në  bjeshkë dhe natyrë.

Shoqëria me punën dhe veprimtarinë e vet zhvillon shkathësitë e bjeshkatarisë dhe rekreacionit sportiv në bjeshkë, nxit dashurinë ndaj njeriut atdheut dhe kultivimin -ruajtjen e natyrës. 

 Qytetarët vullnetarisht anëtarsohen dhe janë anëtarë  të Shoqerise.

 

 

I. DISPOZITAT THEMELORE

 

 

Neni 1.

 

Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste ”Prishtina 1”në tekst të metejm :SHBAP  është asociacion i  cili merret me veprimtarinë e bjeshkatarisë në Komunë dhe në Kosovë, në të cilen qytetarët vullnetarisht anëtarsohen dhe janë anëtarë  të Shoqerise,

 për t’i realizuar dhe përparuar qëllimet e përbashkëta .

 

Neni 2.

 

Emertimi i plotë është:Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Prishtina 1”Prishtinë.

Sipas nevojës shfrytezohet edhe shkutesa :SHBAP .

Me mbishkrim në gjuhen shqipe, mundë të përdoret edhe gjuha angleze e emertuar:

 

SHBA “Prishtina”  vepron në teritorin e Komunës.

Selia e SHBAP-ës është në Prishtinë , rruga Andrea Gropa pn..

 

Neni 3.

SHBAP   bën realizimin e qëllimeve dhe detyrave programore në mnyrë të pavarur në bazë të Statuti të FBK-ës, dhe të Statutit te Shoqëris Bjeshkatare Alpiniste “Prishtina ” ,të cilin e përcakton dhe aprovon Kuvendi i SHBAP  në bashkëpunim  më FBAK-un.

Bashkepunon me Drejtorin Komunale të Sporteve te Prishtinës,shoqërit tjera bjeshkatare të Kosovës,organet shtetërore, institucionet  shkencore, tregtare, me shkolla dhe me organizata tjera me interes të perbashkët.

SHBAP  veprimtarinë e vet e realizon duke bashkëpunuar me organizatat dhe levizjet, posaqerisht me ato që veprimtarinë e tyre  e kanë të përqëdruar në ruajtjën e natyrës në bjeshkë.

 

Neni 4.

 

SHBAP  është organizatë sportive dhe anëtare e barabartë në Federatën Bjeshkatare Alpiniste te Kosovës, me shoqerit tjera të bjëshkatarisë,më këshillat e Komiteteve Olimpike të Komunave aty ku egzistojnë.

 SHBAP  në mënyrë vetanake – vullnetare mundë të anëtarsohet në organizata të tjera ekologjike në Komunë dhe Kosovë ,si dhe në organizata tjera.

 

SHBAP  është anëtare pëmës federatës bjeshkatare te Kosovës në organizaten nderkombetare –Federatat-UIAA/Union Internationale Des Association d’Alpinizëme./

 

SHBAP nuk lejon diskriminim racor,fetar, politik dhe mohimin e të drejtave dhe lirive të njerut.

 

Neni 5.

 

SHBAP  është organizatë Joqeveritare,jo profitabile  e regjistruar në Regjistër të organizatave kompentente të Kosovës dhe në Federatën bjeshkatare të Kosovës.

Për marrjen e obligimeve SHBAP  përgjigjet më të gjitha mjetet e veta.

SHBAP ën e përfaqëson Kryetari i SHBAP , Nënkryetari , Sekertari . Në rast të mungesës së tyre me autorizim me shkrim nga Kryetari,e zavendëson njëri nga anëtarët e Bordit të SHBAP .

 

Neni 6.

 

Shenja e SHBAP-së  është, në formë të mburojes me ngjyrë hiri dhe gjelbërt,në mes Maja e Lybetenit,në pjesën e sipërme mbishkrimi në gjuhën shqipe,SHOQËRIA BJESHKATARE ALPINISTE”PRISHTINA 1”.Mundë të përdoret edhe gjuha angleze,etj.

 

 

 

Neni 7.

 

SHBAP , e ka vulën e rumbullakët 30 mm, dhe katerore 40×30 mm.,në mes me simbol bjeshke, me mbishkrim   Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Prishtina 1”

Prishtinë ,edhe në gjuhën angleze dhe gjuhë të tjera.

 

Neni 8.

 

Flamuri i SHBAP-së është më ngjyrë të kaltërt,  madhësia  100x80cm, me shenjë markacionit në mes prej 30 cm në formë mburoje,ngjyrë të bardhë.

 

 

Neni 9.

 

Puna ne organet e SHBAP është e mirepritur.Shoqëria duhet t’i kryej punët në harmoni me dëshirat e popullatës, në mënyrë kolegiale, ti kryej me përgjësi,te jet transparente dhe te kete zgjedhje demokratike brenda saj.

 

II.QËLLIMET, DETYRAT E VEPRIMTARISË

 

Neni 10

 

SHBAP ,  qellimet dhe detyrat e veta i  realizon në këtë menyrë :

 

 

  • Zhvillon forma te organizuara të bjeshkatarisë dhe krijon kushte për zhvillimin e përgjithshëm të aktiviteteteve të bjeshkatarisë në Komunë. 
  • Përkrah dhe organizon aktivitetet për mbrojtjen e resurseve bjeshkatare dhe ambientit të njeriut, si dhe në ruajtjën e monumenteve kulturo-historike të cilat ndodhen në bjeshkë.
  • Zhvillon aktivitete trupore të cilat zhvillohen në mënyrë të organizuar me qëllim të përparimit të shendetit dhe rekreacionit,
  • Organizon në mënyrë të pavarur ose përmes shoqërive te tjera, pikniqe, marrshe, takime, revista, ekspedita, gara bjeshkatare dhe aktivitete të tjera shoqërore në lëmin e bjeshkatarisë,
  • Organizon shënimin dhe mirëmban shtigjet bjeshkatare -rrugët në bjeshkë
  • Kujdeset për rritjen materiale të bjeshkatarisë ,  kujdeset për ndërtimin e shtëpive bjeshkatare dhe mirëmbajtjen e tyre, si dhe strehimore të cilat mund të i shfrytëzojnë bjeshkatarët vëndor dhe ndërkombëtarë me kushte të volitshme,  te atyre që kanë të nënshkruar marreveshjen me FBAK-un dhe Shoqerin Bjeshkatare Alpiniste “Prishtinapër reciprocitet.
  • I  mundëson anëtarve të vet sigurimin e literaturës profesionale të bjeshkatarisë , doracak për orjentim,udhëheqje në bjeshkë etj.Organizon programe për të rinjët në ngritjën  arsimore-kulturore në mes të bjeshkatarve të Komunës dhe Fedetartës,
  • Kultivon etikën bjeshkatare,zhvillon dashurinë në mes njerzve, marrëdhënje te mira,ndjenja të mira për natyrë dhe ruajtjën e saj.
  • Punon në ngritjën e ciklësisë dhe përparimin e aftësive profesionale sportive të SHBAP , ekipeve sportive/perfaqësueseve/të cilat  i udhëheq trajneri i shoqërisë në gara,
  • Drejton dhe harmonizon punën e sekcioneve të saja,

 

 

 

  • Krijon kushte për zhvillimin të anëtarëve fisnik dhe të fortë. 

 

 

 

  • Ruajtja e dokumentacioniy dhe hartimi I Monografisë bjeshkatare, ashtu që në vazhdimësi të përcillet ky aktivitet. 
  • Organizon dhe aftëson anëtarsinë e vet për ndihmë   në raste të fatëkeqësive natyrore, fatëkeqësive tjera, rreziqe gjat luftës etj.
  • Organizon ngritjën profesionale të anëtarësisë së vet përms shkollave, seminareve dhe mënyra të tjera të arsimimit.
  • Bashkëpunon me institucionet shkencore për zhvillimin e bjeshkatarisë dhe vleresimet e saja.
  • Orjenton zhvillimin professional /specialistet/ për alpinizëm, speleologjia, ngjitjën sportive, orjentimin me harta dhe busolla, udhëheqje  te rruges, ecje-më ski /bietllon/ mbrojtja e natyrës në bjeshkë dhe markimin .
  • Si organizatë sportive kryen veprimtarinë e vet në bazë të ligjit për sport dhe rregulloreve përcjellëse që posaqerisht bazohen në sportin garues në FBAK.
  • Vendos orjentimet, planet dhe programet e punës  të shoqërisë,Kryen edhe punë të tjera të nevojshme për zhvillimin e bjeshkatarisë dhe organizatave bjeshkatare.

 

 

 

 

 

 

 

III. ANËTARËT E SHOQËRIS  BJESHKATARE “PRISHTINA”

 

Neni 11.

 

Organizat themelore bjeshkatare është Shoqëria Bjeshkatare e cila ka cilësinë e përsonit Juridik, e regjistruar në organet kompetente shtetërore. 

Anëtare të organizatës themelore të bjeshkatarisë mund të jenë vetëm përsonat fizik

Neni 12.

 

Organizatat bjeshkatare-shoqëritë mund të bashkohen në çështje organizative dhe të punës.

Në rajon  dhe qytet, mundë të themelohen lidhjet bjeshkatare të rajonit dhe të qyteteve nëse në ate rajon ose qytet veprojnë më se paku  tri shoqëri bjeshkatare të rergjistruara në FBAK.

Lidhja rajonale   e qyteteve  organizohet në parimin e përfaqësuesve si trup koordinues i këtyre shoqërive për veprimtari në rajon.

Lidhjet bjeshkatare të  rajonit , qytetit, shërbimi shpëtimtarisë, jan të obliguara të jenë anëtare të FBAK-ës.

 

 

 

 

Neni 13

.

 

Obligimet e SHBAP -ës janë :

 

 

  • marrja me veprimtarinë bjeshkatare, 
  • harmonizimi  i statutit , rregulloreve dhe akteve tjera normative si dhe njoftimi FBAK-ut me ndrrimet në statutin e SHBAP. Zbatimin e vendimeve të organeve të SHBAP dhe FBAK-ut,
  • njoftimin e ndrrimit të adresës të shoqërisë bjeshkatare. Njoftimi me objektet,strehimoret dhe shpellat që shoqëritë  i kanë dhe i zbulojnë,
  • te paguajn rregullisht anëtarësinë FBAK-ut, sipas vendimeve të miratuara,

 

 

Neni 14.

 

Për t’u bërë anëtare e FBAK-ës, SHBAP duhet të dorëzojnë vendimet për bashkëveprim në FBAK, kopjen e statutit të fotokpjuar, vendimin e regjistrimit, kopjen nga enti Statistikor për shifren e veprimtarisë, shenimet themelore për anëtarsi, emrin mbiemrin e Kryetarit, sekertarit me shenime dhe adresa .

Me pranimin e Statuti dhe Rregulloreve për anëtarsim në FBAK, SHBAP vullnetarisht i bashkangjitet FBAK-ut,ku bashkon veprimtarinë e vet në zhvillimin e bjeshkatarisë,qe t’i realizoj vendimet, konkluzat dhe qendrimet e FBAK-ës.

 

                                                                 Neni 15.

 

Puna e SHBAP. me organet e saja është publike dhe i hapur.

 

 

 

 

IV. ORGANET E SHOQERISË  BJESHKATARE ALPINISTE ”PRISHTINA’

 

Neni 16,

 

Organet e SHBAP janë :

 

 

  • Kuvendi, 
  • Bordi-Kryesia
  • Këshilli mbikëqyrës
  • Gjygji i nderit

 

 

 

 

 

 

 

 

 

  • KUVENDI 

 

 

Neni 17.

 

Kuvendi i SHBAP është organi më i lart .

Kuvendi numron 29 anëtarë, prej tyre 30% te gjinisë femrore, 10% minoritete  të përfaqësuar – zgjedhur në strukturat udhëheqëse të Kuvendit.

 

Anetaret per kuvend I propozon Bordi I SHBAP,kurse Kuvendi I verifikon dhe miraton.

 

Mbledhjet e Kuvendit mbahen më së paku një herë në  vit, sipas nevojës edhe mëshum herë.

 

SHBAP e anëtarësuar në FBAK ,delegon një ose më shumë anëtarë, sipas numrit të anëtarve te anëtarsuar në shoqëri, e cila zgjedhë vet përfaqësuesin e sajë, ne baze te statutit të vet.

 

Neni 18.

 

Kuvendi :

 

 

  • zgjedhë Kryesinë prej 9 anëtarëve,prej të cilëve Kryetari zgjedhë 2 anëtarë,Kuvendi I miraton. 
  • miraton Statutin, ndërrimet dhe plotësimet,
  • miraton programin orjentues të bjeshkatarisë ,
  • miraton planin zhvillimor afatëgjatë e afatëmesëm të bjeshkatarisë,

 

 

Neniu 19.

 

Kuvendi mund të merr vendime të plotëfuqishme, nëse në Kuvend marrin pjesë më shum se gjysma e anetarëve të Kuvendit.

Nëse në Kuvend  të SHBAP  në kohë të caktuar nuk kanë ardhur gjysma e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të zgjedhur, Kuvendi shtyhet  per 30 minuta,  e nesa prap nuk ka korum, mbledhja shtyhet per nji kohe tjeter,jo me larg se 30 ditë.

 

Kuvendi  sjell vendime më shumicën e votave të anetreve prezent në Seancë.

 

Neni 20.

 

Kuvendin e cakton Kryetari i SHBAP  në bazë të vendimeve të Bordit të SHBAP.

Kryetari është i obliguar të caktoj seancën e Kuvendit në afatë prej 60 ditësh edhe në rast të kërkesës të 1/3 të anëtarve të Kuvendit.

Materiali me rend të ditës dhe dokumetacionin e nevojshëm, duhet t’ju dërgohet anetareve te Kuvendit  7  ditë para seancës së Kuvendit.

 

 

 

 

 

Neni 21.

 

Seancen e  Kuvendit te SHBAP mund t’a thërras Këshilli Mbikëqyrës, nëse nuk e thërret Kryetari i SHBAP-ës ne afat prej  60 ditesh nga data e paraqitjes se kerkeses nga ana e Keshillit Mbikqyres. 

 

Rendin  e  ditës e cakton Kuvendi. 

 

Kryetari dhe Nënëkryetari i SHBP,Kryetari i Këshillit mbikëqyrës dhe Gjygji i nderit zgjidhen me vota të fshehura.

Kuvendi në raste të veqanta sipas rregullave votimin e bën të hapur,nëse Kuvendi vendos që votimi të jetë me vota të hapura.

 

Puna e Kuvendit është e hapur dhe në  të mbahet proqesverbali i cili publikohet në version të shkurtër dhe i u dërgohet anëtarëve te SHBAP.

 

Neni 22.

 

Punën e Kuvendit zgjedhor e drejton Kryesia e punës e zgjedhur në Kuvend nga pëqrfaqësuesit prezent në mbledhje. 

Deri në zgjedhjen e kryesisë,  Kuvendin e udhëheq Kryetari dhe Nënkryetari i gjertanishëm i SHBAP.

 

Neni 23.

 

Përfaqësuesit e SHBAP ne FBAK, janë të obliguar t’i njoftojnë për punën  e vet Bordin dhe organet tjera të FBAK-es.

 

 

 

  1. Kryesia e  SHBP-ës

 

                                                          Neni 24. 

 

Kryesia e SHBAP është organ ekzekutiv i Kuvendit dhe i përgjigjet për punën e vet Kuvendit.

Kryesinë e zgjedhë dhe e shkarkon Kuvendi I SHBAP

Kryesia  numron 9anëtarë,prej tyre 30%të përfshirë nga gjinia femrore, 10% të minoriteteve.Kjo perberje duhet te jetë edhe ne  strukturat udhëheqëse të Bordit dhe Komisioneve te punës të SHBP.

Takohet më së paku njëherë në dy javë, sipas nevojës edhe më shum herë.

Kryesinë e përbëjnë Kryetari dhe Nënëkryetari i SHBAP,të cilët njiherit  janë anëtarë të Kryesisë.

Kryesia zgjedhë delegatët për Kuvend të FBAK,në bazë të Statutit të FBAK.

 

Mandati i anëtarëve të Kryesisë është 4 vite, dhe në atë detyrë mund të zgjidhen përsëri.

 

 

 

 

 

Neni 25.

 

Kryesia :

 

  • harton planet e punës të SHBAP,
  • harton Rregullorën e anëtarësimit në SHBAP, rregulloret e Komisioneve të SHBAP-ës dhe rregulloret tjera të nevojshme për SHBAP,
  • harton rregullorën e Kryesisë-planin operativ të punës.

 

  • harton orjentimet për bashkëpunim ndërkombëtarë të SHBAP , per bashkpunim me organet e FBAK-ës dhe shoqërit e anëtarsuara në FBAK.

 

  • shqyrton , vlerson dhe aprovon raportet e punës të organeve dhe komisioneve të SHBAP.

 

  • i revokon anëtarët e bordit në propozim të Kryetarit, para skadimit të mandatit, nëse  nuk është aktiv dhe nuk i zbaton vendimet e bordit dhe të Kuvendit të SHBAP,  si dhe në propozim të Kryetarit të Kryesisë koupton më së shumti 1/3 e  anëtarve të Bordit gjër në fund të mandatit, e për këtë e njofton  Kuvendin e SHBAP.

 

  • harton planin finansiar dhe shqyrton bilansin përfundimtar të SHBAP. Vendos për obligimet e SHBAP dhe mjetet tjera financiare të SHBAP,

 

  • vendos për kriteret e dhe ndarjen e mirenjohjeve dhe shperblimeve anëtarëve dhe të tjerëve,

 

  • vendos për ndërtimin e objekteve bjeshkatare,

 

  • harton programin e zhvillimit të Shoqeris Bjeshkatare dhe i dërgon kuvendit për miratim.

 

  • harton programin e shkollimit të kuadrave, me propozim të sekcioneve dhe komisoneve.

 

  • Sjell vendime për pasurimin e veprimtarisë bjeshkatare.

 

  • Përgatit raporte,analiza dhe  dukumentacionin e punës për Kuvend.

 

  • Realizon orjentimet të cilat i ka aprovuar Kuvendi.

 

  • Në propozim të Komisioneve profesionale i emron udhëheqësit dhe zavendësit e sekcioneve dhe trupave punuese të SHBAP,

 

  • Kryen edhe punë të tjera që e ka autorizuar Kuvendi.

 

 

Neni 26.

 

Vendimet e Kryesisë jan te plotfuqishme  nëse në mbledhje marrin pjesë shumica e anëtarve të Kryesisë dhe votojnë ‘për’ shumica e anëtarëve prezent.

Seancat e Kryesisë i fton Kryetari,ne munges te tije Nenkryetari.

Mund ta ftoj edhe Këshilli mbikëqyrës  me propozim të 1/3 të anëtarve të Kryesisë.

 

3.KRYETARI DHE NËNKRYETARI I SHBAP-ës 

 

Neni 27.

 

Kryetari dhe Nënëkryetari i SHBAP jane anetar te Kryesisë.Zgjedhen me mandat 4 vjeçar.

Ata në këte detyrë mund të zgjidhen përsëri.

Në rast të mungesës të Kryetarit atë e zavendëson Nënëkryetari i SHBAP.

 

Neni 28.

 

Kryetari kujdeset për punën në SHBAP dhe organet tjera, që puna të jetë në harmoni me ligj, Statut dhe rregulloret e SHBAP.

Kryetari është përgjegjës për punën e hapur publike në SHBAP,

 

Neni 29.

 

Kryetari e thrret Kuvendin, Kryesinë,propozon rendin e ditës, kryeson seancat. Kryetari kryen edhe punë të tjera të caktuara me Statut dhe aktet tjerat të SHBAP.

 Kryetari për punën e vet i përgjigjet Kuvendit të SHBAP,

 

Neni 30.

 

Kryetari mund të ndaloj realizimin e vendimeve për të cilat vlerson se janë në kundërshtim më këte Statut të SHBAP.

 

Neni 31.

 

Kryetari i Kuvendit është njëherit i Kryetar I Kryesisë.

Udhëheq dhe organizon punën e Kryesisë dhe trupave punuese.

Realizon nenshkrimin e vendimeve dhe konkluzave te miratuara ne Kryesi.

Eshtë urdherdhënës  për realizimin e mjeteve materjale të SHBAP.

 

 

 

 

 

 

 

 

  1. KËSHILLI MBIKËQYRËS

 

Nneni 32.

 

Këshilli mbikëqyrës ka 3 anëtarë dhe 3 zëvendësa, të cilët i zgjedh Kuvendi me mandat 4 vjeçar, dhe mund të zgjedhen përesëri.

Anëtarët e Këshillit mbikëqyrës nuk mundë të jenë anëtarë të Kuvendit te SHBAP-ës. 

Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës e zgjedhin kryetarin mes tyre.

 

Neni 33.

 

Këshilli mbikëqyrës punonë në seanca të cilat i thrret dhe i udhëheq kryetari i KM.të SHBAP-ës.

Vendimet i merr më shumicën e votave të anëtarve prezent në seancë të KM.të SHBP-ës.

Neni 34.

 

Këshilli mbikëqyrës mbikëqyr qështjet materjalo-financiare,programet, punen profesionale të organeve dhe shërbimit të SHBAP-ës,në përputhje me ligjin, Statutin e SHBAP-ës dhe vendimet,konkluzionet e Kuvendit,Bordit dhe Komisioneve.

Të gjitha organet e SHBAP-ës janë të obliguara t’i ofrojnë meterjalet e nevojshme për shiqim, që ata i kerkojnë.Për këte punë KM e informon Kuvendin e SHBAP-ës dhe bën propozime dhe mund t’a thrras Kuvendin, nëse vëren parregullësi në qështjet financiare-materjale.

 

  1. GJYGJI I NDERIT

 

Neni 35.

 

Kuvendi i SHBAP-ës  e zgjedh Gjygjin e nderit  nga rradhët e anëtarëve të Kuvendit, i cili ka 3 anëtar dhe 3 zavendësa më mandat prej 4 vitësh.Në  këtë detyrë mundë të zgjidhen edhe njëherë.

Anëtarët e Gjygjit në mes veti zgjedhin Kryetarin e Gjygjit.

Gjygji i nderit inicon dhe udhëheq procedurat, sjell vendime për sjelljet jo Statutare, njollosjen e etikës së bjeshkatarisë dhe të antarësisë në SHBAP.

 

 

 

Neni 36.

 

Gjygji i nderit punon në seanca  dhe mbledhjet i udhëheq Kryetari i Gjygjit të nderit.Vendimet jan të vlefshme nëse në mbledhje votojnë më shum së gjysma e e shumicës së anëtarve prezent në mbedhje.

 

Neni 37.
Ggjygji I nderi merr masa diciplinore:

 

  • për gabime të lehta, me vrejtje dhe me kusht, 
  • për veprime të gabuara të rënda,denim më një vit  mos  pjesëmarrje në akcione, ose, mos kryerje funkcioneve në organet e SHBAP prej një viti deri më tri vite,
  • për veprimet më të rënda edhe largim të perkohshëm ose të përjetshëm.

 

Neni 38.

 

 

  • Procedura e Gjygjit të nderit rregullohet më Rregullore të posaqme. 

 

 

 

V.KOMISONET E SHBAP–ës

 

Neni 39.

 

Veprimtaritë e ndryshme të bjeshkatarisë  në SHBAP i kryejn Komisionet profesionale organizative të SHBAP-ës.

Në SHBP egzistojnë:

 

  • Komisioni Kadrovik për shkollimin e kuadrave në, 
  • Alpinizëm,
  • Ngjitje sportive,
  • Speleologji,
  • Orjentim më harta dhe busoll në bjeshkë,
  • Udhëheqëja në bjeshk,
  • Shërbimit të shpëtimtarisë, 
  • Ruajtja e ambientit,
  • Bietloni/ecja më ski dhe qitja më arme në bjeshkë,
  • Ruajtja e ambientit në natyrë.
  • Komisioni për veprimtarinë informative,
  • Komisioni për dhurata dhe mirenjohje,
  • Komisioni për pregaditjën e Statutit dhe akteve tjera normative te nevojshme në bjeshkatari,
  • Nëse ndonji seksion ndahet nga shoqëria,atëher SHBAP mban të drejtën e trajnimeve për anëtarët e saj.

 

Kryesia e SHBAP-ës, mund të formon edhe komisione tjera të nevojshme për  SHBAP-ën.

 

Neni 40.

 

Komisionet e SHBP-ës veprojnë sipas rregullores të cilat vet komisionet i hartojnë dhe i aprovon Kryesia e SHBAP-ës.

Komisionet i udhëheq Kryetari i cili zgjedhet nga vet anëtarët e Komisionit dhe i propozojnë anëtarët për Kryesi të SHBAP-ës.

Baza finaciare është nga anëtarsia, që rregullohet me vendim të Kryesisë se SHBAP.

 

 

 

Neni 41.

 

Është e rëndësishme kjo veprimtari që numri të jet sa më i madhë i anëtarsuar në shoqëritë bjeshkatare të cilët do të i shenojnë e rrugët në bjeshke, udhëheqjën  e pikniqeve në natyrë.

 Këshilli  profesionist që e zgjedhë Kryesia e  SHBP-ës do të kujdeset për komisionet që do të përkujdesen për këto Thirrje të qertifikuara për Instruktor nacional, ndërkombëtar.  

 

Shënuesit e shtigjeve në bjeshke/markimi/

 

Shënuesit janë anëtar të shoqërive bjeshkatare të cilët me vullnet i kryejn detyrat në shenimin e shtigjeve në bjeshkë dhe mirembajtjen e tyre.

 

Ruajtja e ambientit

 

Rojtaret e ambientit janë anëtarë të shoqërive bjeshkatare të cilët kan për detyrë  mbrojtjen, ruajtjen dhe përparimin, vleresimin e rrethanave ekologjike.

 

Udhëheqësit e pikniqeve shoqërore

 

Udhëheqësit e Pikniqeve shoqërore janë anëtar të SHBAP të cilët me vullnet udhëheqin grupe të ndryshme në bjeshkë. Organzohen në nënkomisione të SHBAP-ës të rregulluara me rregullore të posaqme.

 

 

VI. SHERBIMET E SPECIALIZUARA NE SHBAP

 

Neni 42.

 

Sherbimet e specializuara te SHBAP-ës janë :sherbimi I shpetimtarisë në bjesshkë SHSHB/dhe sherbimi i udheheqejes ne bjeshk./SHUB/.

Keto sherbime detyrat e veta i kryejne në stacione te shoqërive bjeshkatare të specializuara në pikpamje profesionale te aftësuara dhe me bashkëpunim te ndersjellet ne parimet teritoriale.

 

 

 

 

 

VII.SHERBIMI I SHPËTIMTARISË NË BJESHK/SHSHB/

 

Neni 43.

 

SHSHB është organizatë vullnetare e aftësuar në pikpamje profesionale e rëndësishme për shpëtimin,për veprimtari preventive në dhënjen e ndihmës të rrezikuarve në bjeshkë, shpella, si dhe në fatëkeqësitë elementare të të rrezikuarve.

Shërbimi i shpëtimtarisë është i regjistruar ne SHBAP si persona fizik edhe i pergjigjet Komisionit për shpetimtari në bjeshkë.

SHSHB dhe stacionet e tyre janë joprofitabile.

 

SHËRBIMI I UDHËHEQJES NË BJESHKË I SHBP-ës

 

Nneni 44.

 

Shërbim udhëheqjës në bjeshkë është shërbim vullnetar i cili në baza vullnetare i udhëheq në mënyrë profesionale anëtaret, qytetaret në vend dhe jasht vendit.Realizohet nëpërmes stacioneve të shoqërise.Stacionet mund të regjistrohen si persona Juridik në SHBAP

Në SHBAP mund të regjistrohen edhe shërbimet tjera të udhëheqësve në bjeshkë, në se janë persona Juridik të organizuar me standarde ndërkombëtare të shoqërive për udhëheqje në bjeshkë.-SHUAGM/Unioni  internationaldes associationsde guide montagne/.

 

VIII. ZYRRJA E SEKERTARIT TE PERGJITHSHEM TE SHBAP-es

 

Neni 45.

 

Shërbimet administrative,profesionale e teknike, për nevoja të ndryshme për SHBAP,  i kryen shërbimi professional administartiv i SHBAP-ës të cilin e organizon zyra e SHBAP-ës.

Për kryrjen e këtyre punëve nëvojitet kuadri i kualifikuar me përkatësi profesionale.Numri i të punësuarve dhe lartësia e pagave  e cakton Kryesia e  SHBAP-ës.

Neni 46.

 

Udhëheqës i zyrës është Sekretari I pergjithshem i SHBAP-ës.

Sekertari I pergjithshem punën e vet e kryen në mnyrë  profesionale duke u bazuar në kontratën e punës me SHBAP-ën dhe e emron Kryesia e  SHBAP-ës, në kohë të pacaktuar, duke u zgjedhur në çdo katër  vite.

Sekertarin e pergjithshem e shkarkon Bordi i SHBAP-ës, në rast të shkeljës së Ligjit të punës për shkak të mos realizimit të vendimeve të Kuvendit dhe Kryesisë së SHBAP-ës dhe për mos përmbajtje te rregullave komform  statutit të SHBAP.

 

Neni 47.

 

Sekertari I pergjithshem i SHBAP-ës është i pavarur në punën e vet.

Emërohet nga Kryesia. 

Nuk është anëtarë i Kuvendit as i Kryesisë së SHBAP-ës, 

Detyrat e tij janë pregaditja e materialeve të Kuvendit dhe Kryesisë së SHBAP-ës, për Komisione dhe Këshilla.

Ndihmon Kryetarin e Kryesisë për zbatimin e vendimeve ,konkluzave dhe qëndrimeve të Kuvendit të SHBAP-ës , Kryesisë së SHBAP-ës.

Kryen edhe punët të tjera të caktuar me këtë Statut dhe rregulloreve të tjera të SHBAP-ës.

Sekertari  për punën e vet i përgjigjet Kryesisë së SHBAP-ës dhe Kuvendit të SHBAP-ës, është përgjegjës edhe për zbatimin e punës materialo- finaciare. 

Sekertari është i obliguar të evidentoj të gjithë antaret e Shoqerise dhe anëtarsinë e tyre  në librin amze te SHBAP.

Punët tjera të sekertarit i rregullon edhe përshkrimi i vendit të punës  të cilin e harton Kryesia e  SHBAP-ës.

 

IX.PASURIA,  MATERIALO – FINANCIARE E SHBAP-ës

 

Neni 48.

 

Pasuri matrialo-finansiare te SHBAP jane pasuria e patundshme, të mirat materiale në të holla, me të cilat disponon dhe udhëheq SHBAP për kryrjën e detyrave.

 

Neni 49.

 

SHBAP siguron mjetet për punë përmes:

 

 

  • anëtarësisë të shoqërisë bjeshkatare, 
  • kontributi i anëtarve të bjeshkatarëve,
  • programe të nevojave publike,
  • kontribut/donacion/sipas veprimtarisë programore,
  • ndihma dhe kontributi nga tregetia si dhe nga instuticionet shtëterore
  • shoqatave të qytetarve ,
  • të hyrat nga objektet sportive që ka në dispozicion,
  • shperblimeve
  • dhe të hyrat tjera në bazë të marveshjes, kontratave dhe ligjit-statutit.

 

 

Neni 50.

 

SHBAP udhëheq me mjetet që disponon, në përputhje me Rregolloret dhe Ligjin  për çështjet materialo financiare si organizat jo profitabile.

 

Neni 51.

 

SHBAP mund të ketë pasuri të patundëshme dhe të tundshme.

Vendimin për blerjën dhe shitjën e pasurisë si dhe dhënjën më qera  e merr Kryesia e SHBAP-ës.

SHBAP  mund t’i jap me qera shtëpinë bjeshskatare, strehimoret dhe shpellat, për të cilat duhet ta informoj Kuvendin e SHBAP-ës për çdo ndrrim që bëhet me Vendim të SHBAP-ës dhe kontratë të obligueshme të qirasë.

Vendimin për këtë e merr  organi kompetetnt me Statut të SHBAP-ës,në perputhje me Ligj.

Neni 52.

 

Pasuria që është siguruar nga donacionet ose me mjete financiare të SHBAP,  duhet të iudhëheqet sipas Rregullores dhe Statutit të SHBAP-ës.

      

Neni 53.

 

 

Shtëpitë bjeshkatare, strehimoret, shpellat menagjohen me rregullore të SHBAP-ës dhe FBAK-ës. Për të gjitha këto dhe shtigjet në bjeshkë, kujdesen organet e  SHBAP-ës dhe FBAK-ut.

Bordi i SHBAP-ës nxjerr Rregullorën për kujdesin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e tyre, në pajtim me Rregullorën ë FBAK-ës.

 

X. MIRËNJOHJET

 

Neni 54.

 

Mirënjohjet për anëtarët e SHBAP dhe individëve për arritje të rezultateve dhe sukseseve në punë dhe aktivitete ne bjeshkatari, si dhe për zhvillimin e suksesshëm të bjeshkatarisë,Kryetari i SHBAP-ës propozon dhe ndan mirënjohjet me simbole :

 

  • Shenja e bronzet e -SHBAPës,
  • Shenja e argjendet e SHBAP-ës,
  • Shenja e arte e SHBAP-ës,
  • Plaketa  e SHBAP-ës dhe 
  • Deklarata e anëtarit të nderit të SHBAP-ës.

 

 

 

Neni 55.

 

Mirënjohjet ndahen sipas Rregullorës për dekorime të cilën e harton Kryesia e SHBAP-ës.

Të gjitha shpërblimet ndahen në propozim të Kryesisë së SHBAP-es.

Vendimin për ndarjën e dekoratës për anëtarë të nderit e miraton Kuvendi i SHBAP-ës

Për ndarjen e dekoratave dhe mirenjohjeve dhurohet edhe çertifikata me shkrim.

SHBAP për këto mirënjohje mban shënimet e nevojshme në administartën e vet.

 

Neni 56.

 

Shenja e SHBAPës është njëherit si Llogoja e SHBAP-ës më mbishkrim SHBAP dhe vendi për shenimin e emrit të dekoruesit.

Plaketa eSHBAP-ës është 15×20 cm.

 

XI. VEPRIMTARIA EKONOMIKE E SHBAP-ës

 

Neni 57.

 

SHBAP për të i realizuar qëllimet e veta , mund të formoj shoqëri tregtare në keto veprimtari:

  • Botues,
  • Informatik,
  • Turizëm,
  • Agjensinë për udhëheqje,
  • Tregti, import,eksport
  • Hotieleri.

Për formimin e shoqërive tregtare, vendimin e sjell Kryesia e  SHBAP-ës.

Fitimi nga ekonomia shfrytëzohet vetëm per veprimtarinë e SHBAP-ës.

 

Neni 58.

 

SHBAP boton broshura profesionale “Bjeshkatarët e Prishtinës”dhe literaturat tjera profesionale .Për këte vendos Kryesia e SHBAP-ës,dhe e realizon Këshilli botues dhe Redaktori kryesor.

 

XII. NDËRPRERJA E PUNËS

 

Neni 59.

 

SHBAP ndërpren veprimtarinë në rastet të parapara me Ligj ose me vendimin e Kuvendit të SHBAP-ës.

Në raste të parapara me lart,për pasurinë e SHBAP-ës vendos Kuvendi i SHBP-ës.

Në rast të ndërprerjës së punës pa vendimin e Kuvendit ,pasuria e SHBAP-ës i takon  FBAK-ës.

 

XIII. DISPOZITAT KALIMTARE

 

Neni 60.

 

Ndrrimet dhe plotësimet e projektit të Statutit të SHBAP –së i  pregadit dhe I përcakton Kryesia, e  paraqet në shqyrtim publik para antarësisë se SHBAP-se dhe Kuvendit Komunal, në afat të shqyrtimit prej 30 ditësh.

Kryesia e SHBAP-ës pregadit, përcakton   propozim projektin duke u bazuar në Statutin dhe mendime-propozimet nga shqyrtimi public, i dorzohen bordit të SHBAP-ës i cili i propozon Kuvendit tëSHBP-ës në miratim.

Kryesia është e obliguar që Statutin ta harmonizoj me Ligj,pa e ndrruar esencën e veprimtarisë themelore të SHBAP-ës.

 

 

Neni 61.

 

Të gjitha aktet e përgjithëshme, në bazë të statutit të tanishëm të SHBAP-ës, mbesin në fuqi, nëse nuk janë në kundërshtim më dispozitat e këtij Statuti, a nëse janë në kundërshtim ,duhet të harmonizohen me këte Statut në afat prej një viti prej ditës të aprovit.

Spjegimin e dispozitave të këtij  Statuti e jep komisioni për Statut,dhe veprimtarinë normative të SHBAP-ës.

Neni 62.

 

Të gjitha kërkesat e nevojshme për veprimtari, pa pengesa,qëllimeve dhe veprimeve në SHBAP, që nuk janë të përfshira me këtë Statut, përcaktohen me Rregullore të posaqme të cilat i harton Kryesia e  SHBAP-ës.

 

Neni 63.

 

Statuti i shoqërisë bjeshkatare duhet të harmonizohet me Statutin e Federatës Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës.

 

Neni 64.

 

Me hyrjen në fuqi e  këtij Statuti, Statutit të mëparshëm I aprovuar me date../../2009,  i pushon  mandati.

 

 

Prishtinë                                                                   Kryetari i SHBAP-ës.

28/01/2014

                                                                                ___________________

                                                                                       Gani Syla