02 May 2023

Ngjitje nën organizimin e Shoqatës së Bjeshkatarёve “Tetova”

Shoqëria Bjeshkatare “Prishtina” ju fton të merrni pjesë në aktivitetin me rastin e promovimit të themelimit tё Shoqatës së Bjeshkatarёve “Tetova” nga Tetova.

Transporti: me xhipa të ShBP dhe vetura personale.

Nisja nga Fontana / te konviktet, e diel, 07 maj 2023, 05:00.

Participimi per transport: 12 Euro / person (Prishtinë – Tetovë – Bozovcë – Prishtinë).

Paraqitja përmes formularit apo te Gani Syla, udhëheqës nga ShB Prishtina, përmes viber/sms/tel: 044 168 370.

Afati për paraqitje: e premte, 05 maj, 19:00.

Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!

Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psikike është individuale!

Sqarim: Aktivitetin në majën Hajla, që ka qenë sipas Programit 2023 të ShBP me datë 07 maj 2023 do të bëhet në një datë tjetër!

***

Detajet e organizimit nga ana e nikoqirit janë dhënë më poshtë:

FTESЁ

Me rastin e promovimit tё themelimit tё shoqatёs tonё, Shoqata e Bjeshkatarёve “TETOVA” nga Tetova, mirёpresim tё gjitha shoqatat bjeshkatare qё tё na bashkangjiten nё ngjitjen qё do ta organizojmё me kёtё rast më 07.05.2023, sipas itinerarit tё mёposhtёm:

E Diel, 07.05.2023

07:00 – Grumbullimi te teleferiku nё Tetovё dhe nisja e organizuar pёr nё fshatin Bozovcё, me transport vetanak.

08:00 – Arritja nё fshatin Bozovcё, ku do ju mirёpret kryetari i ShB “Tetova” me fjalё pёrshёndetёse, fotografim tё pёrbashkёt dhe sqarim rreth rrugёtimit, si vijon: fshati Bozovcë drejt vendit të quajtur “Gajrina” për të vazhduar rrёzё ujvarёs sё Skakallёs, për të arritur te “Shpia e Lirisё”.

13:00 – Nikoqiri Sh.B. “TETOVA” nё shenjё falenderimi, pёr pjesёmarrёsit e kёtij evenimenti te “Shpia e Lirisё” do shtrojë drekё bjeshkatarёsh; merende, dhallё dhe hallvё! Me mbarim tё drekёs do të bëhet shpërndarja e mirёnjohjeve pёr tё gjitha shoqatat pjesёmarёse, me ҫka edhe pёrfundon ceremonia e promovimit.

16:00 – Kthimi nё fshatin Bozovce dhe prej atje pёr nё shtёpi!

REKOMANDIM:

Shtegu llogaritet si gjysёm I vёshtirё dhё kёrkohet nga tё gjithё pjesёmarrёsit tё jenё tё pajisur me veshmbathje pёr kushtё tё ndryshueshme klimatike (ecje nёpёr shi dhe me temperaturё tё ndryshueshme).

Tё nderuar pёrfaqёsues tё shoqatave bjeshkatare, Ju lutemi qё deri ditёn e Premte 05.05.2023, nё ora 15:00 tё na konfirmoni pёr numrin e pejsёmarrёsve!

Persona pёr kontakt: Sejdi Halili- kryetar I shoqatës +389 75 454 180 dhe Naser Qamili +389 70 250 359

Mbani mend se qёllimi i bjeshkatarit ёshtё kthimi shёndosh e mirё nё shtёpi!

Me respekt,

Sh.B.”TETOVA”