31 Jan 2024

Maja e Bajrakut (1789 m.) | 04/02/2024

ShB Prishtina ju fton që të merrni pjesë në aksionin e radhës, ngjitjen në majën e Bajrakut (1789 m.) në Bjeshkët e Shalës së Bajgorës, e diel, 04/02/2024.

Aksioni është një-ditor dhe ngjitja/ecja do të fillojë nga antena në Bajgorë (rreth 1300 m.). Ecje përgjatë Parkut të Erës.

Nisja nga Fontana: e diel, 04 shkurt 2024, 07:00.

Transporti: Me xhipa të ShBP ose dhe vetura personale (sipas nevojës), deri te antena në Bajgorë.

Participimi për transport: 8 EUR.

Ngjitja/ecja parashihet të zgjasë rreth 6 orë (ngjitje-zbritje, me vështirësi mesatare).

Paraqitja përmes formularit.

Udhëheqës: Ahmet Rama.

Afati i paraqitjes: e shtunë, 03 shkurt 2024, 12:00.

Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!

Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psikike është individuale!