23 Apr 2024

Maja Kleqe (2414 m) | 28/04/2024

ShB Prishtina ju fton që të merrni pjesë në aksionin e radhës, ngjitjen në majën Kleqe (2414 m) në bjeshkët e Sharrit, e diel, 28/04/2024.

Aksioni është një-ditor dhe ngjitja/ecja do të fillojë nga Brodi, rreth 1400 m.

Nisja nga Fontana: e diel, 28 prill 2024, 07:00.

Transporti: Me xhipa të ShBP ose vetura personale (sipas nevojës), deri në Brod/Dragash.

Participimi për transport: 12 EUR.

Ngjitja/ecja parashihet të zgjasë rreth 6-7 orë (ngjitje-zbritje, me vështirësi mesatare).

Paraqitja përmes formularit.

Udhëheqës: Naser Korça.

Afati i paraqitjes: e shtunë, 27 prill 2024, 12:00.

Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!

Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psikike është individuale!