ShB Prishtina fton anëtarët që të marrin pjesë në aksionin e radhës, vizitë te ujëvarat e Kamjanit, Tetovë.
E diel, 03/03/2024.
Nisja nga Prishtina (te fontana), diel, në 07:00.
Itinerari: Prishtinë – Shkup – Tetovë – fshati Kamjan.
Ecje: rreth 4 orë. Vizitë 8 ujëvarave të Kamjanit (vajtje-ardhje).
Participimi për transport: 12 EUR.
Transporti: me xhipa të ShB dhe vetura private.
Paraqitja përmes formularit ose me tel./viber Gani Syla +383 44 168 370.
Afati i paraqitjes: e shtunë, 02/03/2024, 12:00.
Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psikike është individuale!