20 May 2024

Turku i Madh (Maja e Titos) 2747m | 02/06/2024

ShB Prishtina ju fton që të merrni pjesë në aksionin e radhës, maja e Turkut të Madh (Maja e Titos), 2747m, të dielën më 02/06/2024.

Ecja do të bëhet nga Brodi/Dragash.

Parashihet 10 -11 orë ecje, varësisht nga grupi!

Ecje mjaft sfiduese. Gjatësia e shtegut është rreth 26km vajtje-ardhje, rreth 1400m disnivel.

Nisja: 06:00.

Vendi i nisjes: Te fontana në Ulpianë.

Transporti: me xhipa të ShBP dhe vetura private.

Participimi per transport: 12 EUR.

Paraqitja deri ditën e shtunë, 12:00.

Udhëheqës: Naser Korça 044 112 654.

Paraqitja përmes formularit.

Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psikike është individuale!