ShB Prishtina ju fton në aksionin e radhës, të dielën më 12 maj 2024, ngjitjen në majën Rrasa e Zogut (2305m).
Nisja në ora 06:00.
Vendtakimi: te Fontana (te konviktet).
Ecje e planifikuar: rreth 7-8 orë.
Transporti: me xhipa, relacioni Prishtinë – Gropat e Erenikut, nga ku fillon ngjitja, kurse zbritja në Koshare.
Çmimi për transport: 12 EUR.
Afati i fundit i paraqitjes: e shtunë, 11/05/2024, 12:00.
Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!
Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psikike është individuale!