ShB Prishtina fton anëtarët që të marrin pjesë në aksionin e radhës, në rajonin e Tropojës, Lumi i Gashit.
Lumi i Gashit është shpallur si zonë e mbrojtur “Rezervë Strikte Natyrore” në vitin 1996 dhe prej vitit 2017 pjesë e rrjetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
E diel, 31/03/2024.
Nisja nga Prishtina (te fontana), e diel, në 07:00 (sipas orës së re).
Vërejtje: Mes të shtunës dhe të dielës së 31 marsit kthehet ora verore me akrepat që lëvizin një orë përpara.
Itinerari: Prishtinë – Gjakovë – Begaj / Tropojë.
Ecje: rreth 6-7 orë, rreth 22 km (vajtje-ardhje).
Ecja fillon nga fshati Begaj i Tropojës dhe përshkon gjithë kanalin e famshëm të Begajve i cili përfundon në lumin e Gashit.
Participimi për transport: 12 EUR.
Transporti: me xhipa të ShBP dhe vetura private.
Paraqitja përmes formularit.
Udhëheqës në shteg: Naser Korça.
Afati i paraqitjes: e shtunë, 30/03/2024, 12:00.
Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psikike është individuale!