05 Jan 2024

Propozimet për Kalendarin e ngjitjeve dhe aktiviteteve 2024

ShB Prishtina fton të gjithë bjeshkatarët dhe adhuruesit e natyrës që të bëjnë propozime konkrete të ngjitjeve / aksioneve të cilat konsiderojnë se duhet të hyjnë në kalendarin e aksioneve 2024.

Propozimet duhet të përmbajnë këto të dhëna:

•        Emri i majës / ngjitjes

•        Lartësia mbidetare

•        Vendi / rajoni

•        Kohëzgjatja e përafërt e ecjes

•        Muaji i preferuar ose stina

Propozimet duhet të dërgohen përmes formularit deri më datën 14/01/2024.

Kryesia e ShB Prishtina do t’i shqyrtojë të gjitha propozimet në mënyrë që ta përpilojë kalendarin e aksioneve për vitin 2024.