ShB Prishtina ju fton që të merrni pjesë në aksionin e radhës, maja e Këndrevicës, 2122 m dhe Kanioni i Nivicës / Tepelenë / Shqipëri, më datën 13-14 prill 2024.
Maja e Këndrevicës është një majë në zemër të Labërisë e cila kufizohet në veri me Mallakastën, në lindje me Tepelenën dhe në perëndim me lumin e Vlorës.
Ngjitja nga bujtina Hadër Xhebro, rreth 1000 m, Nivicë.
Disnivel: rreth 1220 m.
Ecje: rreth 6-7 orë vajtje-ardhje.
Ngjitje me vështirësi mesatare.
Nisja nga fontana: e shtunë, 13 prill 2024, 07:00.
Transporti: Me xhipa të ShBP dhe vetura private (sipas nevojës).
Participimi për transport: Prishtinë – Tepelenë – Nivicë – bujtina Hadër Xhebro dhe anasjelltas, 30-35 EUR (në proporcion me shpenzimet e derivateve).
Fjetja në bujtinën Hadër Xhebro, rreth 1000 m.
Participimi per fjetje: 20 EUR.
Paraqitja përmes formularit.
Afati i paraqitjes: e premte, 12 prill 2023, 12:00.
Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!
Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psikike është individuale!