ShB Prishtina ju fton që të merrni pjesë në aksionin e radhës, ngjitjen në majën e Veleçikut, 1725 m, Razëm / Shkodër / Shqipëri, më datën 16-17 mars 2024.
Razma ndodhet në rrethin e Malësisë së Madhe, në Shqipërinë e Veriut, në një distancë rreth 45 km nga qyteti i Shkodrës. Nga Razma fillon ngjitja për majën e Veleçikut, 1725 m, në Alpet Shqiptare.
Nisja nga fontana: e shtunë, 16 mars 2024, 08:00.
Transporti: Me xhipa të ShBP dhe vetura private (sipas nevojës).
Participimi për transport: Prishtinë – Shkodër – Razëm – Prishtinë, 20-25 EUR (në proporcion me shpenzimet e derivateve).
Fjetja në Razëm, rreth 1000 m.
Participimi për fjetje, rreth 20 EUR (varësisht nga numri i të paraqiturve dhe oferta).
Ngjitja dhe zbritja parashihet të zgjasin rreth 7 – 8 orë, me rreth 730 m disnivel.
Ngjitje me vështirësi mesatare.
Paraqitja përmes formularit.
Afati i paraqitjes: e premte, 15 mars 2023, 12:00.
Veshmbathja duhet të jetë adekuate për stinën!
Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psikike është individuale!