ShB Prishtina fton që të merrni pjesë në aksionin e radhës në Shtegun e Ngjyrave, Shishtavec/Kukës, e diel, 09/06/2024.
Ecja do të bëhet: Shistavec 1300m – Guri i Mëngjesit 1940m (grupi i dytë) – Maja e Kallabakut 2174m (grupi i parë).
Shtegu është i përshtatshëm për të gjitha moshat.
Gjatë gjithë shtegut shoqërojnë lulet shumëngjyrëshe që ndodhen në këtë livadh alpin pranë kufirit Shqipëri – Kosovë – Maqedoni.
Nisja: 06:00.
Vendi i nisjes: Te fontana.
Transporti: me xhipa të ShBP dhe vetura.
Participimi për transport: 10 EUR.
Paraqitja deri ditën e shtunë, 12:00.
Paraqitja përmes formularit.
Përgjegjësia për përgatitjen fizike dhe psikike është individuale!