03 Sep 2024

Ecja Tradicionale 7 Shtatori – Kushtetuta e Kaçanikut | 07/09/2024

ShB Prishtina ju fton që të merrni pjesë në ecjen tradicionale për nder të 7 Shtatorit – Kushtetutës së Kaçanikut, në organizim të ShBA “Kaçaniku”.

Nisja është të shtunën më 07/09/2024 nga fontana në Ulpianë në orën 07:00.

Të interesuarit të lajmërohen deri të enjten, 05/09/2024, ora 19:00.

Formulari. Paraqitja përmes formularit konsiderohet konfirmim i pjesëmarrjes.

Participimi për transport: 5 EUR.

Më poshtë gjeni njoftimin e organizatorit.

***

NJOFTIM

Njoftohen të gjitha shoqëritë bjeshkatare mbarëshqiptare se ShBA “Kaçaniku” më 7 shtator 2024 (e shtunë) organizon ecjen tradicionale për nder të 7 Shtatorit – Kushtetutës së Kaçanikut.

Këtë vit shtegu do të jetë edhe më i shkurtë se në vitin e kaluar dhe do të jetë i përshtatshëm edhe për fillestarë.

Organizatori do të shtrojë drekë për të gjithë pjesëmarrësit.

Tubimi do të bëhet në orën 8:00 te parku i qytetit, ndërsa parkimi i automjeteve bëhet brenda kalasë së qytetit.

Afati i konfirmimeve të pjesëmarrësve do të jetë deri më 5 shtator 2024 (e enjte) në orën 20:00.

Luten shoqëritë bjeshkatare ta tregojnë numrin e saktë të pjesëmarrësve deri në këtë afat.

Konfirmimet do të bëhen te Ekrem Kyçyku (045 366 575) dhe te Enis Mjaku (049 376 276) në numra të telefonit ose në mesenxher.

Mirë se vini vëllezër!