09 Jun 2015

“Ditët e Gjeravicës 2015” 13-14 Qershor 2015

ShBA Prishtina ju fton për pjesëmarrje në “Ditet e Gjeravices” organizuar nga Rrasa e Zogut nga Juniku me 13-14 Qershor 2015, ku me 14 Qershor do të bëhet ngjitja e Majes se Gjeravices 2,656 m/lmd dhe nje grup tjeter do te bëj ecjen deri te Liqenet e Gjeravices. Agjenden e plotë dhe shtegun (i shenuar vetem në një drejtim) i gjeni ne vegezat me poshtë. 

Fjetja do bëhet ne stane dhe tenda, prandaj thaset per fjetje jane te domosdoshem kurse ata qe posedojne tenda është mire ti sjellin me vete. Per shkak te numrit te limituar te xhipave, mund te ndodh qe udhetimi nga Juniku deri te Gropa e Ereniku të bëhet me kamionë.

 

Nisja: E Shtune 13 Qershor ora 10:00, nga parkingu prane Sheshit21

Transporti: me vetura private/xhipa, luten te gjithe ata që posedojnë xhipa ti perdorin në këtë rast!

Participimi: 10€ per transport dhe 10€ per organizatorin (darka te Shtunen, marenda dhe dreka te Dielen)

Paraqitja: permes telefonit/sms/viber: tek Petriti: 049 787 927 ose e-mail: info@shba-prishtina.com deri të Premten ne ora 12:00 

 

Vegëzat:

+ Agjenda e plotë

+ Shtegu

+ Albumi nga viti i kaluar