04 Aug 2015

Reagim në lidhje me incidentin në Bjeshkët e Sharrit 01/02 Gusht 2015

Kryesia e ShBA Prishtina denon fuqishëm incidentin e ndodhur gjatë natës 01/02 Gusht 2015 në Bjeshkët e Sharrit (Liqeni i livadheve, Brezovicë), ku u vu në rrezik shëndeti dhe jeta e katër bjeshkatarëve të ShB Sharri nga Prizreni.

Shprehim solidaritetin tonë të plotë me bjeshkatarët që u bënë objekt i këtij sulmi të rrezikshëm, të vrazhdë dhe të pakuptimtë. Përgëzojmë ata për maturinë e treguar në menaxhimin e asaj situate të pa-parashikueshme.

Përveq tjerash ne konsiderojmë këtë incident edhe të pakuptimtë nisur nga fakti se bjeshkatarët e ç’farëdo nacionaliteti apo prejardhje shquhen për vlera paqësore, mirëkuptim, solidaritet etj.

Kërkojmë nga FBAK që pranë organeve kompetente të bëjë trysni për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe agresorët të marrin denimin e merituar sa më shpejtë.

 

Kryetari

Gani Syla