28 Aug 2015

TAKIMET E NËNTA NDËRKOMBËTARE TË BJESHKATARËVE 05-06 Shtator 2015

Të nderuar bjeshkatarë,

 

Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Prishtina”, ju fton të merrni pjesë në Takimet e Nënta Ndërkombëtare të Bjeshkatarëve – “Brodi 2015” me 05-06 Shtator 2015, në Brod (Dragash), takime këto që mbahen çdo vit.

Kryesia e SHBA “Prishtina”, me qëllim të njohjes së pjesmarrësve edhe me vendet tjera të Kosovës ka vendosur që edhe këtë vit Takimi i bjeshkatarëve, i karakterit ndërkombëtar, që organizohet nga Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste Prishtina, nën patronatin e Federatës Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës, si dhe me përkrahjen e institucioneve relevante të Kosovës, të mbahet në Brod, Dragash.

 

Qëllimi i aktiviteteve:

– Afirmimi, masivizimi dhe vendosja e raporteve të reja ndërmjet Shoqërive Bjeshkatare dhe Federatave të rajonit dhe më gjerë.

– Njohja e pjesëmarrësve me bukuritë natyrore të Sharrit dhe Kosovës.

– Njohja reciproke e pjesëmarrësve dhe shkëmbimi i përvojave.

– Edukimi i të rinjve për mbrojtjen dhe ruajtjen e ambientit.

– Zhvillimi marshutave të ecjes.

 

Aktivitetet bjeshkatare:

Ngjitja e majave në Bjeshkët e Sharrit:

– – RUDOKA 2658 m/ lmd (8-9 orë ecje)

– – LIQENI I SHUTMANIT rreth 2000 m/ lmd (6-7 orë ecje)

 

Tubimi, akomodimi dhe aktivitetet argëtuese do të mbahen në Brod – Hotel “Arxhena”.

 

Shpenzimet e qëndrimit në Brod – Hotel “Arxhena”

Çmimi i fjetjes është 10.00 €. për person, në dhomat ekonomike, respektivisht 15.00 € në dhomat standarde. Në çmim është i përfshirë edhe mëngjesi.

 

– Dhomat janë me dushe dhe tualete

 

  • Hotel “Arxhena” ka meny të begatshme të ushqimeve të vendit.
  • Gjatë ceremonisë së hapjes solemne dhe argëtimit me muzikë, një pije është gratis (me triskë) kurse pijet tjera paguhen individualisht.

 

Vëmendje: Është i ndaluar konsumimi i ushqimit nëpër dhoma.

 

Pjesëmarrja juaj do ta pasurojë këtë takim dhe do të hapë mundësi që ta zgjeroni rrjetin tuaj të komunitetit bjeshkatar dhe alpin, si brenda Kosovës ashtu edhe në rajon dhe më gjerë.

Është e domosdoshme të bëni lajmërimin e pjesëmarrjes së Shoqërisë tuaj, me numrin e saktë të anëtarëve dhe me listën e emrave të anëtarëve që do të marrin pjesë, më së largu deri me datën 02/09/2015, ora 20:00 në mënyrë që të bëhet sistematizimi më korrekt nëpër dhoma.

Vendet për fjetje në Hotel “Arxhena” janë të limituara.

 

Për akomodim ështe edhe mundësia e vendosjes së tendave personale, ne afërsi të Hotelit.

Poashtu është edhe mundësia për fjetje në njërën nga sallat e hotelit (pa pagesë), ku pjesmarrësit duhet të marrin me vete thasë për fjetje dhe shtrojë.

 

Nikoqiri do të sigurojë për të gjithë pjesmarrësit:

  • Nga një pije gjatë hapjes solemne
  • Byrek me jogurt për mëngjes (para nisjes për ecje)
  • Drekën (pasul), pas kthimit nga marshuta.

 

 

TABELA E AKTIVITETEVE

 

Ngjitja në majat e Bjeshkëve të Sharrit:

– RUDOKA 2658 m/lmd (8-9 orë ecje, vajtje-ardhje), përreth Liqenit të Shutmanit.

– LIQENI I SHUTMANIT rreth 2000 m/lmd (6-7 orë ecje, vajtje-ardhje)

 

Tubimi, akomodimi dhe aktivitetet argëtuese do të mbahen në Hotel “Arxhena” 1508 m/lmd, në Brod.

 

Transporti Prishtinë –  Brod, me vetura personale dhe autobus.

– Autobusi Prishtinë – Brod, niset nga “Sheshi 21”, e Shtunë ora 13:00.

– Kthimi me autobus, Brod – Prishtinë, e Dielë ora 18:30.

– Participimi për autobus 6.00 €. (vajtje – ardhje)

– Paraqitja për rezervim të vendit në autobus, e obliguar.

Personat kontaktues (për vende në autobus):

Edita Kusari  044/897979 ;  E-mail:  ekusari@yahoo.com

Petrit Ibrahimi 049/787927; E-mail: petriti_1@hotmail.com

 

 

Për të gjithë të interesuarit, data e fundit e paraqitjes është 02 Shtator 2015, ora 20:00.

 

 

Personat kontaktues:

 

Për shoqëritë brenda Kosovës

Teuta Bicaj    044/049/257170,   E-mail:teutab68@yahoo.com

 

Për anëtarët e SHBA “Prishtina”

Edita Kusari 044/897979 ;  E-mail:  ekusari@yahoo.com

Petrit Ibrahimi 049/787927; E-mail: petriti_1@hotmail.com

 

Për shoqëritë jashtë Kosovës,

Gani Syla   +377 44 168370;  E-mail: ganni.syla@hotmail.com

 

Afati i paraqitjes: 02 Shtator 2015 ora 20:00.

 

Programi:

E Shtunë – 05 Shtator 2015

15:00-18:30 Akomodimi në Hotel “Arxhena” ose në tenda (sipas dëshirës)

19:00 Hapja solemne e takimit ndërkombëtar “Brodi 2015”

20:00-24:00 Njoftime, zbavitje me muzikë.

 

E Dielë – 06 Shtator 2015

 

Grupi I – Maja Rudoka

06:00 Zgjimi

06:15-06:45 Mëngjesi

07:00 Nisja e Marshutes

 

Grupi II – Liqeni i Shutmanit

07:00 Zgjimi

07:15-07:45 Mëngjesi

08:00 Nisja e Marshutes

 

16:00- … Kthimi në Hotel “Arxhena”

16:30 – 18: 00 Dreka

18:00-19:00     Shpërndarja e pjesëmarrësve

 

Grupet do të udhëhiqen nga anëtarët e SHBA Prishtina.

 

Bjeshkatarët duhet të kenë me vete gjithë pajisjet e nevojshme bjeshkatare!

 

Përgjegjësia për gjendjen fizike dhe psiqike është individuale!

 

Ngjitja e Majës “Rudoka”, preferohet vetëm për bjeshkatarët e përgatitur mirë fizikisht dhe psiqikisht.

 

Janë të njoftuara Mjetet e Informimit, Policia, Shërbimet Emergjente dhe Mjekësore.

 

Ju mirëpresim!

 

 

Prishtinë/Kosovë

06 Gusht 2015

 

Kryetari

Sh.B.A. “Prishtina” – Prishtinë

GANI SYLA